Google ankohet ndaj dënimit prej 4.3 miliardë euro në BE - Auto&Tech - Kosova Sot
Google ankohet ndaj dënimit prej 4.3 miliardë euro në BE

Google ankohet ndaj dënimit prej 4.3 miliardë euro në BE

Gjigandi i teknologjisë amerikane Google sot bëri ankesë ndaj gjobës prej 4.3 miliardë euro për autoritetet e Bashkimit Evropian për dyshimin se abuzonte dominimin e sistemit operativ Android, i cili e shtypë konkurrencën.

Zëdhënësja Guillaume Al Werni konfirmoi sot se kompania paraqiti një ankesë kundër aktgjykimit të korrikut.

Komisioni Evropian ka shqiptuar një dënim në korrik pasi ka gjetur se Google i detyroi prodhuesit e telefonave të mençur që përdorin Android për të instaluar aplikacionet e kësaj kompanie të kërkimit të internetit.

Sipas atij aktgjykimi, Google duhet të ndërmarrë hapa për të zgjidhur problemin deri në fund të tetorit ose të ndëshkohet.

Google atëherë pohoi se sistemi i tij operativ i lirë çoi në uljen e çmimit të telefonave dhe nxiti konkurrencën e Apple.

(Kosova Sot)

39 minuta më parë
12/12/18