"Google" shuan edhe një aplikacion - Auto&Tech - Kosova Sot
"Google" shuan edhe një aplikacion

"Google" shuan edhe një aplikacion

Edhe pse ende nuk ka informata zyrtare, pritet që "Hangouts" të mbijetojë vetëm për përdoruesit profesionalë, respektivisht për ata që përdorin "G Suite". Shuarja e rrjetit social të "Google"-s, "Google+", thuajse nuk ka befasuar askënd. Që nga fillimi "Google+" nuk paraqiste alternativë të denjë ndaj "Facebook"-ut dhe numri i përdoruesve të tij ishte relativisht i vogël. Tani duket sikur "Google" ka vendosur që ta shuajë edhe një shërbim, gjë që do të mund të ketë ndikim te një numër i madh i njerëzve në botë. Bëhet e ditur se, deri në vitin 2020, në histori do të kalojë shërbimi i "Google"-s për këmbim të porosive dhe video thirrjeve "Hangouts". Të paktën, kështu do të jetë për përdoruesit privatë. 

(Kosova Sot)

15 orë e 46 minuta më parë
16/12/18