Edhe një celular kinez që paloset - Auto&Tech - Kosova Sot
Edhe një celular kinez që paloset

Edhe një celular kinez që paloset

Pas njoftimeve të prodhuesve të shumtë konkurrues, tani edhe kompania kineze "Oppo" ka bërë me dije se, në fillim të vitit 2019, do ta prezantojë pajisjen e saj palosëse. Sikur që njofton ueb sajti holandez, "AndroidWorld.nl", kjo pajisje pritet që të prezantohet në "Mobile World Congress", i cili në shkurt do të mbahet në Barcelonë. "Dihet se 'Samsung' dhe 'Sony' tanimë punojnë në telefonat 'që lakohen', prandaj edhe nga 'Oppo' mund të prisni diçka në këtë temë", tha një zyrtar i kompanisë. Meqë për momentin nuk ka detaje rreth karakteristikave të modelit të ardhshëm, ka të ngjarë që 'Oppo' ta prezantojë vetëm prototipin i cili nuk do të jetë i gatshëm për treg. 

(Kosova Sot)

7 orë e 22 minuta më parë
15/12/18