Versioni i ridizajnuar i 'Apple Airpod' vjen në vitin 2020 - Auto&Tech - Kosova Sot
Versioni i ridizajnuar i

Versioni i ridizajnuar i 'Apple Airpod' vjen në vitin 2020

Kufjet (dëgjueset) pa kabllo "Apple AirPod" kanë qenë ndër produktet më të suksesshme të kësaj kompanie, por një version i ri nuk do të dalë në shitje deri në vitin 2020, thotë një analist. "Apple" kishte pritur që ta lansonte një variant, i cili do të mundësonte mbushjen e kufjeve pa kabllo, bashkë me ndryshimet e mbushjes së "AirPower".

DËSHTIMI

Por, që të dy këto produkte dështuan që të materializoheshin. Tani, analisti Ming-Chi Kuo thotë se "Apple" do ta publikojë një "model të përmirësuar" me mbushje pa kabllo në çerekun e parë të vitit 2019. Kuo po ashtu tha se pajisjet e reja, me dizajn krejt të ri, "AirPod", pritet që të lansohet në fillim të vitit 2020. Ai parashikon një rritje dramatike të njësitit për "AirPod" me njësitet që rriten nga 16 milionë pajisje në vitin 2017, në më shumë se 100 milionë në vitin 2021. Ky analist i njohur thotë se këto janë aksesorët më të popullarizuar të "Apple"-s dhe shton se përdoruesit e "iPhone"-it kanë më shumë të ngjarë që të blejnë "AirPod" sesa përmirësimin e celularit të tyre. Pajisjet e reja "AirPod" po ashtu pritet që të kenë rritje të aftësive të tyre "bluetooth". Në fillim "Apple" deklaroi se do të shesë kutinë për mbushjen pa kabllo të "AirPod" si aksesor të ndarë, për pronarët ekzistues të "AirPod"-eve dhe se do të dalin me një version më të vogël të produktit, i cili do ta përfshinte edhe kutinë për mbushje pa kabllo. Kuo nuk jep detaje rreth asaj se çka do të përmbajnë pajisjet "2020 AirPod" me dizajn krejt të ri. Më parë, në këtë drejtim, janë përmendur rezistenca ndaj djersës, integrimi i "Hey Siri" dhe anulimi i zhurmës. Më pas ishte thënë se "Apple" kishte hequr dorë nga kjo pajisje, pasi që nuk e kishte përmendur fare gjatë prezantimit të pajisjeve të saj të reja, muajin e kaluar.

PARALAJMËRIMI I PARË

"AirPower" për herë të parë ishte paralajmëruar gjatë eventit lansues të mbajtur në shtator të vitit 2017, të pajisjes "iPhone X" në Kupertino. Ishte premtuar se ajo do të ofronte mbushje pa kabllo për kufjet e ardhshme, "Apple Watch" dhe për "AirPod". Për dallim nga mbushësit konvencionalë pa kabllo, të cilët mund të mbushin vetëm nga një pajisje në të njëjtën kohë, "AirPower" është dizajnuar që t'i mbushë të tria njëkohësisht. Me rastin e lansimit të "iPhone X" vitin e kaluar, kompania kishte deklaruar se priste që pajisja të ishte në dispozicion për t'u blerë në vitin 2018, pa specifikuar ndonjë datë.

MUNGESA E INFORMATAVE

Përkundër faktit që gama më e fundit e pajisjeve "iPhone X" u prezantuan me aftësi të mbushjes pa kabllo, kompania nga Kalifornia mbeti e heshtur rreth mbushjes. "Apple" po ashtu ka larguar të gjitha referencat e rëndësishme nga dyqani i shitjes online. Që nga atëherë, "Apple" nuk ka diskutuar publikisht për pajisjen "AirPower", krahas thashethemeve se kompania është duke përjetuar probleme me teknologjinë "wireless". Njëra ndër shkaqet kryesore që besohet se është duke ndikuar në shtyrjen në lidhje me "Apple AirPower" besohet se ka të bëjë me mekanizmin e mbushjes së tri pajisjeve të ndara, duke përfshirë një "iPhone", "Apple Watch" (ora) dhe kufjet "AirPod" në të njëjtën kohë, në të njëjtën sipërfaqe.

 

(Kosova Sot)

5 orë e 16 minuta më parë
16/12/18