Xiaomi zbulon logon e brendit të ri - Redmi - Auto&Tech - Kosova Sot
Xiaomi zbulon logon e brendit të ri - Redmi

Xiaomi zbulon logon e brendit të ri - Redmi

Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Xiaomi, ka zbuluar planet për ndarjen e serisë Redmi si një brend i vetëm dhe brendet kanë nevojë për logon e tyre.

Kreu i kompanisë, Lei Jun, ka zbuluar logon e këtij brendi në të cilin shkruan thejshtë: “Redmi by Xiaomi”.

Telefonët që do të debutojnë si pjesë e brendit të ri, do të jenë Redmi 7 dhe Redmi Note 7, të cilët pritet të prezantohen nesër, shkruan gsmarena.

Ky veprim do të ndajë pajisjet e avancuara të Xiaomit (nën brendin Mi) dhe vlerën në para të telefonëve (edhe pse brendi Redmi mund të sjellë disa telefona të avancuara sikurse Redmi Pro 2).

Gjithashtu, Xiaomi në dispozicion ka edhe brendin Pocophone, që është një brend me smartfonët më të avancuar, si dhe telefonët për gaming (video-lojëra) – Black Shark.

(Kosova Sot)

22 orë e 45 minuta më parë
17/01/19