Risitë 'Audi TT RS Coupe' dhe "Roadster' lansohen me përditësime - Auto&Tech - Kosova Sot
Risitë

Risitë 'Audi TT RS Coupe' dhe "Roadster' lansohen me përditësime

Versioni më i ri i përditësuar i "Audi TT RS" është prezantuar duke sjellë një dukje të re dhe fuqi me 395 kuaj fuqi me motorin e fuqishëm me pesë cilindra. Tashmë porositë kanë filluar derisa çmimet fillojnë rreth 69. 000 euro për modelin "Coupe" dhe rreth 70,000 euro për modelin "Roadster". Modelet e përditësuara sjellin një dukje më muskulore në krahasim me veturat standarde. Blerësit mund të zgjedhin midis disqeve 19 ose 20 inç. Modeli "TT RS" është i pajisur me të njëjtin motor 2.5-litra, me pesë cilindra, me benzinë sikurse modeli i vjetër, me 395 kuaj fuqi. Fuqia shpërndahet përmes transmisionit "DSG" automatik me shtatë shpejtësi, duke lejuar modelin "Coupe" që nga zero deri 100 të arrijë shpejtësinë për 3.7 sekonda. Modeli standard shpejtësinë maksimale për risinë "TT RS" në mënyrë elektronike e ka kufizuar në 249 KM/h, por një opsion ekstra i lejon shpejtësinë deri në 280 KM/h. 

(Kosova Sot)

20 orë e 45 minuta më parë
22/02/19