Risia 'Mini cooper classic 2019' - Auto&Tech - Kosova Sot
Risia

Risia 'Mini cooper classic 2019'

Modeli origjinal "Mini" është lansuar hiç më pak se gjashtëdhjetë vite më parë. Që nga ajo kohë, në mënyrë komplete është ri-imagjinuar nga kompania "BMW", me kombinime të ngjyrave që jua kënaqin zemrën. Por, tani, "MINI" dëshiron ta thjeshtësojë procesin.

Në vend se të ofrojë opsione të pafundme individuale, tanimë mund të zgjidhni pakot që ju pëlqejnë më së shumti dhe nevojat tuaja. Këtu sjellim modelin që pritet të jetë modeli më i shitur: "MINI Cooper Classic". Modeli "MINI" kishte pësuar një ndërhyrje dhe përderisa nuk kanë ndryshime në mekanikë, që të gjitha llojet e modeleve kanë pajisje standarde. Secili version tani ka drita automatike dhe drita llogaçe, përderisa nga brenda të gjitha modelet kanë një ambient të ndritur.

Për të blerë një model të ri "MINI" nevojiten pesë procedura. Si më parë, së pari duhet të zgjidhni modelin që më së miri ju nevojiten ("Hatch", "Convertible", "Clubman", "Countryman"), ndjekur nga motorët e dëshiruar ("One", "Cooper", "Cooper S"). Mund të zgjidhni "Classic", "Sport" ose "Exclusive". Çmimet fillojnë prej 18,503 euro me tre dyer "MINI One Classic". Sipër qëndron "Sport' dhe "Exclusive".

Modelet janë të pajisura me "Navigation Pack" ("Apple CarPlay" dhe stereo), pastaj përfshihen edhe pakot si "Driving Assistance Pack", që shtojnë gjërat si kamera dhe frenimin emergjent. Ata blerës që janë në kërkim për një model më të ngadaltë dhe të mbushur me plot lodra mund të zgjedhin "Cooper Sport" ose "Exclusive". Modeli i motorit prej 1.5-litra turbo me benzinë është midis motorëve më të mirë me tre cilindra që janë në shitje. Ulëset e pasme janë goxha të ngushta edhe në modelin me pesë dyer. 

(Kosova Sot)

13 orë e 56 minuta më parë
22/02/19