Rifreskojeni tani 'iPhone'-in tuaj! - Auto&Tech - Kosova Sot
Rifreskojeni tani

Rifreskojeni tani 'iPhone'-in tuaj!

"Apple" ka dalë me "iOS 12.1.4" për "iPhone", "iPad" dhe "iPod Touch". Ky rifreskim (update) përfshin 'fix'-in e shumëpritur dhe të rëndësishëm për një virus serioz në softuerin "FaceTime", i cili ua mundëson përdoruesve që ta përgjojnë zërin e personit që janë duke e thirrur, para se ai person ta hapë telefonin. 

Vëmendja e kompanisë

Ky virus u gjet për herë të parë javën e kaluar nga një adoleshent dhe "Apple" deklaroi me atë rast se ishte duke zhvilluar një "patch", i cili nuk do të ishte i gatshëm deri disa ditë më vonë. Në një përshkrim të "update"-s, "Apple" vëren se e meta ishte zbuluar nga 14 vjeçi Grant Thompson nga shkolla e mesme "Catalina Foothills". Thompson, bashkë me të ëmën, Michele, u përpoqën që ta referonin këtë virus te kompania "Apple", por thonë se nuk e gëzuan vëmendjen e kompanisë derisa kjo çështje u bë aktuale në rrjetet sociale.  

Përdoruesit mund të vazhdojnë që të bëjnë thirrje me "Group FaceTime"

"Apple" nxori nga funksioni "Group FaceTime" derisa ishte duke punuar për ta hequr virusin. Mbetet e paqartë se për sa kohë përdoruesit qëllimkëqij kanë qenë në gjendje që të përfitojnë nga ky virus. Tani kur është bërë "update", përdoruesit mund të vazhdojnë që të bëjnë thirrje me "Group FaceTime". Me këtë rast kompania "Apple" ka kërkuar falje nga konsumatorët e prekur nga ky virus, si dhe nga ata që janë shqetësuar në këtë drejtim. 

 

 

(Kosova Sot)

11 orë e 47 minuta më parë
22/02/19