Kujdes nga ky mashtrim që synon llogaritë e Gmail

  • A.P /
  • 14 October 2024 - 08:28
Kujdes nga ky mashtrim që synon llogaritë e Gmail

Një mashtrim që synon mbajtësit e llogarive Gmail ka bërë bujë në rrjete sociale.

Konsulenti i Microsoft Solutions, Sam Mitrovic, mund të kishte qenë viktimë, siç shpjegoi në një postim duke detajuar atë që i ndodhi.

 

Ai mori një njoftim që i kërkonte të miratonte një përpjekje për rikuperimin e llogarisë Gmail që ai nuk e nisi.

Një javë më vonë, afërsisht në të njëjtën orë të ditës, Mitrovic edhe një herë mori një njoftim që i kërkonte të miratonte një përpjekje për rikuperimin e llogarisë Gmail, të cilën ai përsëri refuzoi ta aprovonte.

Dhe edhe një herë, pas 40 minutash ai mori një telefonatë, shkruan mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Këtë herë, ai e gjeti veten duke folur me një amerikan, edhe pse telefonata e kishte origjinën nga Australia.

Burri në anën tjetër të telefonatës i kishte thënë se ka një aktivitet të dyshimtë në llogarinë e tij.

Gjatë bisedës telefonike, Mitrovic kërkoi në Google numrin e telefonit nga erdhi thirrja dhe ai u shfaq si një numër i ligjshëm për Google në Australi.

(Kosova Sot Online)