Ngjarja:DHËNDRI IM I ARDHSHËM ËSHTË TRADHTAR (4)

  • 14 September 2018 - 15:35
Ngjarja:DHËNDRI IM I ARDHSHËM ËSHTË TRADHTAR (4)
Mëngjesin tjetër Skënderi nuk hëngri kafjall me ne dhe kjo për mua nuk ishte aspak e zakontë. Merita ime thuajse e vërejti se çfarë po dyshoja dhe përnjëherë e ka arsyetuar atë. - Atij iu desh ta dërgonte veturën te mekaniku - tha ajo me zë të qetë thuajse gjithçka ishte gjë normale. Askush prej nesh nuk kishte dëshiruar të komentonte gjë sepse nuk kishin parë asgjë të pazakontë. Askush, me përjashtim timin. Të gjithë po shtireshin thuajse gjithçka ishte në rregull, por se unë nuk isha aspak e qetë. Çfarë mekaniku dhe atë këtë ditë fundjave? Që dje me veturë gjithçka ishte në rregull, e unë po dyshoja se Skënderi nuk e kishte folur të vërtetën dhe kjo po më brengoste. Po e gënjen që në fillim, po e pyesja veten plot me dyshim. Muharremi më kishte sugjeruar që të dilnim në shëtitje dhe me gjithë dëshirë unë e kisha pranuar këtë ftesë. - Këndej jam shëtitur me gruan time. Po rrinim afër nga grumbullimet familjare dhe pothuajse çdo fundjavë po vinim për fundjavë në fshat. Ne të dy dëshironim që për pak kohë të gjejmë për veten tonë dhe ashtu të përqafuar kemi shëtitur nëpër livadhe - po fliste ajo me një zë të pikëlluar. Kemi ecur për një kohë të gjatë, dhe se nuk e kishim vërejtur që përsëri kemi arritur deri tek ajo kështjella e vjetër. Jam befasuar në mënyrë të pakëndshme kur kam vërejtur dy kuaj aty. Përnjëherë e kam njohur njërin, atë që dje e kishte kalëruar Blerta. Isha e sigurt se ai tjetri i takon Skënderit dhe për këtë nuk po ndihesha rehat. Po ndjeja se midis tyre po ndodhte diçka, e unë nuk e dija se çfarë. Më brengoste se si do ta pranonte Merita, kisha frikë që Skënderi me gënjeshtrat e veta po i a thyen zemrën. - Që të dy pëlqejnë të kalërojnë - u pyeta me veten time duke u vërejtur se nuk vërej gjë, por po më brengoste fakti që Skënderi më shumë po kalon kohë me Blertën se sa me Meritën. - Po, që nga fëmijëria. Përgjigja e tij edhe më shumë po dhuronte dyshime te unë. Nuk po më pëlqente aspak fakti që dhëndri po kalëron me shoqen e fëmijërisë, ndërsa që vajza ime mendon se ai është te mekaniku. Kur jemi kthyer, e kam lutur Meritën që të dale me mua në kopsht. - A e di që sot Skënderi sot ka shkuar në kalërim - e pyeta. - Nuk e di. Më ka thënë se po shkon te mekaniku, pasi që nuk ishte diçka në rregull me veturën e tij - hapi sytë nga befasia, duke mos e ditur se për çfarë po bisedoja. - Pra, unë duhet të ta them. Më duhet të ta them se nuk ishte te mekaniku, por se ka kalëruar me Blertën dhe mendoj se kjo është e tmerrshme se të ka gënjyer. Vajza ime, mendo më mirë. Cili është ai mekanik që punon gjatë fundjavave? Dhe, përse të ka gënjyer? - Çfarë po provon të më thuash, se Skënderi është gënjeshtar - përnjëherë ia filloi të qajë dhe kam ndjerë prekjen e ndërgjegjes shkaku i mënyrës në të cilën ia thashë. Qëndrimi i saj më preku, nuk kam menduar se do të reagonte ashtu. Zëri i Meritës më thoshte se ajo nuk më besonte për atë që i thashë dhe nëse duhej, ajo do të grindej me mua për ta mbrojtur Skënderin. Shihej se e dashuronte shumë dhe po pengonte edhe paralajmërimi i nënës. Kundër tij nuk dëshironte ta dëgjonte asnjë fjalë. - Mendoj se në këtë mënyrë do të duhej të bisedonte me të, e jo me mua. Më intereson vetëm se ti je mashkull për të cilin do të martohesh dhe ai po të gënjen. Nuk ka asgjë të keqe rreth asaj që ka shkuar me një shoqe të fëmijërisë në kalërim, por pse nuk ta ka thënë këtë - e paralajmërova me qëllimin më të mire. E kam shtyrë që të bisedojë me të për këtë fakt, sepse isha shumë e bindur se si besimi dhe sinqeriteti janë themeli i secilës lidhje. Merita, për dallim nga kjo, kishte reaguar krejt ndryshe. - Jo, nuk do të bisedoj fare për këtë punë, as me të e as me ty, e për marrëzira të tilla nuk do të duhej fare të mendojmë - më tha me zemërim dhe shkoi. Mbeta në kopsht dhe jam ndjerë shumë keq. Për më shumë se ajo po largohej nga unë me sy të përlotur. U ula në stolin e kopshtit dhe po mendoja rreth asaj se çfarë e gjeti atë dhe mua. (vijon)