Roman dashurie:Si u dashurova në ty (27)

  • 11 October 2018 - 16:54
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (27)

Ne jemi futur në veturë dhe Kyle po jepte veturës, derisa unë po largoja disa gjëra nga kuleta ime. Po hiqja disa fatura të vjetra, disa bileta të koncerteve që më kishin mbetur aty dhe disa të kinemave, disa centë që nuk vlenin gjë si dhe disa gjëra tjera. Erdha edhe te letra, të cilën ma kishte shkruar Kyle para rreth një viti e gjysmë. E rilexova përsëri, duke buzëqeshur me veten time. Tani më dukej se kjo kishte ndodhur shumë kohë më parë, shumë moti. Më kujtohej vetja se si isha atëherë. Në një vit e disa muaj që e kemi njohur njëri-tjetrin, unë e kam zbuluar lumturinë dhe kënaqësinë që e kemi me njëri tjetrin. Ai ka mësuar që të më sjellë në pikun lumturisë, madje edhe më shumë. Unë e kam mësuar se lumturia e tij vjen nga duart e tij, apo atëherë kur kemi bërë dashuri gjatë një pasdites së përgjumur nën rrezet e diellit, në batanijen e piknikut, si dhe nën lisin tonë të preferuar. Kyle më pas më shikoi si dhe kur e pa se me çfarë po merresha, më tha: "Vallë a nuk do t'i heqësh qafe të gjitha ato gjëra të vjetra? Me sa më kujtohet janë gjëra shumë të vjetra, apo jo"? Unë e mbështeta letrën për gjoksin tim, me një dukje tmerruese në fytyrën time. "Unë kurrë nuk do të heq qafe këtë. E dua këtë, është kaq e ëmbël, kaq e bukur dhe e gjithë kjo më bën të buzëqesh, të ndihem e lumtur". Ai vetëm solli kokën e tij dhe më buzëqeshi, e më pas lëshoi "Avett Brother", "I and Love and You" dhe ne të dy tashmë ishim kapur për dorë, duke dëgjuar këngën, që kishim bërë dashuri aq herë duke e dëgjuar sa që nuk po mund ta kujtoja. Ne po e shikonim njëri-tjetrin, duke ndarë kujtime të përbashkëta, për gjërat që i kemi bërë së bashku. Kasollja ishte disa orë larg dhe natyrisht se mua më ka zënë gjumi, jo derisa në momentin kur buzët e Kyle-s u ngjitën për buzët e mia, dhe më tha në veshin tim "arritëm". Kyle po ma prekte fytyrën, duke më puthur në faqe. Unë u shtriva derisa duart e mia i vendosa prapa shpinës së tij. "O sa po më merr gjumi. Më mbaj në duar". Puthjet e Kyle-s vazhduan në qafë, derisa unë po zgjohesha, e më pas duart e mia ai i vendosi në kraharorin e tij dhe më mori para duarsh dhe më dërgoi në kasolle. "Çelësat i kam në gjep" më tha ai. Unë futa dorën në gjepin e tij, mora disa nga çelësat dhe shikova derisa hasa në atë të duhurin. E hapa derën me shpejtësi, derisa ai ende po më mbante para duarve. Ai nuk po tregonte shenja se ishte lodhur, më puthte gjatë gjithë kohës dhe kështu më dërgoi në dhomën e ditës, pastaj shkallëve sipër dhe shkuam në katin e dytë. "Mbahu fort shpirt" më tha. "Po shkojmë lart". Unë po e godisja dhe po provoja të rrëshqitja nga duart e tij. "Ti je i çmendur. Nuk mund të më bartësh shkallëve sipër". Ai më lëshoi poshtë, or, porsa më prekën këmbët në tokë, ai më përqafoi, duke më shtyrë shkallëve lart. Unë më pas fillova të puthem me të. Unë e humb a veten time në puthjet e tij. Gjëja tjetër që më kujtohej ishte se unë përsëri u gjenda në duart e tij dhe po shkonim shkallëve sipër. Po dëgjoja fuqinë e frymës së tij, por ai më dërgonte në dhomën e gjumit dhe më ka shtrirë në shtrat. Ai u hodh sipër meje, duke ma hequr këmishën, duart dhe shuplakat e dorës së tij po preknin brinjët e mi, pastaj gjoksin. Unë më pas humba në prekjen e tij dhe e di se ia zbërtheva zinxhirin e xhindeve. (vijon)

 

(Kosova Sot)