Gjërat e frikshme që ndarja ia bën trupit tuaj

  • 18 December 2018 - 11:20
Gjërat e frikshme që ndarja ia bën trupit tuaj

Nëse ndonjëherë keni kaluar nëpër një ndarje të tmerrshme, atëherë e dini se si është kjo gjendje. Kur t'ju lënë, apo kur e zbuloni se ju kanë tradhtuar, gjendja emocionale mund të jetë shumë e vështirë dhe zgjat për një periudhë të gjatë kohore. Por a e keni ditur se nuk është vetëm gjendja emocionale që vuan, por edhe gjendja fizike? Ja disa gjëra të frikshme që i pëson trupi juaj pas ndarjes.

MBYLLJA NË VETVETE

Ju vuani nga tërheqja apo mbyllja në vete si pasojë e humbjes së endorfinës që dashuria mundet të prodhojë në trupin tuaj. Kjo në fakt mund të jetë një ndjenjë e ngjashme sikurse që njerëzit përjetojnë kur ata mbesin pa drogë apo kokainë.

OBSESIONI

Mund të filloni të ndiheni të obsesionuar me komentimet në profilin e ish të dashurit në rrjetet shoqërore, e kjo mundet të ketë ndikim negative edhe në higjienën tuaj. Nëse shumicën e kohës e kaloni të shtrira në shtrat duke shikuar fotot e tij apo edhe freskimet e statuseve, jeta juaj personale do të vuajë.

DEPRESIONI

Gjasat tuaja reale për depresion rriten shumë, sepse niveli i përgjithshëm i stresit dhe anktheve që ndjeni pas ndarjes janë shumë më të lartë sesa zakonisht në secilën kohë tjetër normale.

DHIMBJE

Ndarja në fakt mundet të shkaktojë dhimbje fizike në trupin tuaj falë tensionimeve të muskujve si pasojë e vajtimit dhe dhimbjeve në përgjithësi që vijnë me faktorët tjerë si humbja e oreksit dhe lodhja.

 

(Kosova Sot)