Njihni me kohë para se të futen në jetën tuaj: Këto karakteristika i posedojnë njerëzit e këqij

  • 18 December 2018 - 11:26
Njihni me kohë para se të futen në jetën tuaj: Këto karakteristika i posedojnë njerëzit e këqij

Njerëzit me qëllime të këqija shpesh pushtojnë 'viktimat' e tyre me rolin e rremë që mund ta luajnë për kohë të gjatë, por pas një kohe e reagojnë fytyrën e vërtetë.

KËNAQEN NË VUAJTJET E TË TJERËVE

Njerëzit e këqij shpesh karakterizohen si socipatë. Për ta vuajtja dhe pikëllimi juaj nuk do të thotë gjë, e edhe nëse tregojnë ndonjë shenjë apo emocion, janë shenja kënaqësie. Nëse ju duhet t'ju shkelin për të arritur te qëllimet e veta, do ta bëjnë këtë pa fije problemi.

NUK BASHKËNDIEJNË

Nëse aktualisht ju mundon ndonjë problem në jetë dhe këtë problem ia rrëfeni një personit si ky, në tërësi do ta injorojë problemin tuaj. Me ta problemet tuaja vetëm sa do të rriten, sepse për kohë të shkurtë jetën jua mbushin me energji negative.

NUK DINË TË KËRKOJNË TË FALUR

Nga goja e tyre nuk do të falë fjala "më fal". Edhe atëherë kur është evidente se kanë gabuar, atyre as që iu bie në mend që të kërkojnë të falur sepse pranimi i gabimit për ta është zbrazëti e krenarisë së tyre. Me dëshirë ju humbin nga jeta se sa ta pranojnë gabimin e tyre.  

 

(Kosova Sot)