Roman dashurie: Si u dashurova në ty (117)

  • 16 January 2019 - 16:02
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (117)

Marr frymë. E ngadalësoj veten, duke e rregulluar frymëmarrjen, sikur të isha në ndonjë terapi të mësimit dhe, ngadalë, filloj ta gjej një fije mendje. Më pas Colton ngritet me lehtësi, duke më marrë në duart e tija dhe duke më çuar në dhomën rezervë të gjumit, në shtëpinë e prindërve të tij, ku kishte fjetur ditëve të fundit. Shtëpia është e zbrazët, e qetë ashtu sikur që dinë të jenë vetëm shtëpitë e qeta. Nëna dhe babai i tij kanë shkuar, përfundimisht kanë marrë pushimin më se të merituar vetëm ata bashkë.

Colton më lëshon në shtrat dhe, gjatë këtij veprimi, me hundë hetoj erën e tij të përzier të kolonjës, shamposë dhe uiskit. E shikoj, e analizoj me shikim, duke shijuar bukurinë e tij mashkullore. Ai e heqë bluzën, në atë mënyrën seksi sikur që e bëjnë vetëm djemtë, duke vënë në pah muskujt e fortë të barkut dhe gjoksit. Më pas hapë pullën e xhinsive dhe unë e shikoj si e magjepsur se si hap edhe zinxhirin e pantallonave. Xhinsit e tij bien në tokë, e ai mbetet vetëm me brekë. Ai duket se nuk është aspak i vetëdijshëm se unë jam duke e shikuar. Ai në fund i heq edhe brekët. Sa i bukur! Nuk mundem e të mos e kafshoj buzën dhe të buzëqesh duke e shikuar. Ai është lakuriq, duke qëndruar afër meje. I zgjat duart dhe e kapi, e tërheq kah vetja. Ai vjen përmbi mua. "Ke shumë rroba në trup", thotë duke murmuruar. "Përkujdesu ti për këtë", i them. Ai qeshet me dreqnillëk dhe m'i zhvesh pantallonat. Goja e tij bashkohet me gojën time dhe kjo nuk është një puthje delikate, apo e butë; është puthje e nevojës.

E fërkoj, e ledhatoj, ia fus gishtin në gojë, eksploroj venat e tij dhe kontrastin e pjesëve të trupit të tij të forta dhe të buta. Pres që ai t'ia fillojë, por kjo nuk ndodh. "A të ka thënë mjeku se mund ta bëjmë?", më pyet me butësi. Unë vetëm pohoj me kokë dhe mundohem ta ngreh kah vetja, poshtë. Ai reziston duke më shikuar me ngulm. Nuk e di pse është duke hezituar, sepse unë ia bëra të qartë se çka dua. Më pas ai bie në shpinë dhe më kapë mua e më qet përmbi. Por, që të dy të kthyer me kokë kah tavani. Sa relaksuese! Ai i rregullon jastëkët dhe ne rehatohemi në lakuriqësinë e njëritjetrit. Ai fillon ngadalë të veprojë e unë e zgjat kokën që ta arrij e ta puth. Unë filloj ta shijoj shijen e lëkurës së tij, derisa ai e hap dollapin, nxjerr diçka dhe e hap. Është prezervativ. Por, unë jam duke shijuar kripën e lëkurës së tij, kështu që kjo nuk më bën aq shumë përshtypje. Sapo mbaron me gomën, ai më hidhet si luan përmbi dhe më nuk ka nevojë që t'i them se çka duhet bërë. (vijon)

 

(Kosova Sot)