26 veçarja tregon historinë tronditëse: U njoftuam në ditëlindje, por...

  • 16 January 2019 - 16:51
26 veçarja tregon historinë tronditëse: U njoftuam në ditëlindje, por...

26 veçarja ka rrëfyer historinë e saj për “The Sun”, se si kishte një lidhje me një njëri, për të cilin thotë se e tradhtonte të fejuarën e tij.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

Historia: Ai përfundimisht u nda me të, por më pas qëndroi me mua për vetëm një muaj, para se të më thoshte se ishte dashuruar në dikë tjetër.

Unë kam 26, e ai djali ka 28 vjet. Sapo u takuam, në një ndejë ditëlindjeje, menjëherë i ramë në sy njëri-tjetrit. Këmbyem numrat e telefonit, pas një bisede të gjatë. Mezi prisja ta shihja përsëri. Prandaj, kur një mik, i cili po ashtu ishte në atë ndejë, më tha se ky djali që më pëlqente ishte i fejuar, sa s’më ra pika. Vendosa ta harroja, por pas një jave ai më dërgoi një mesazh, ku pranonte se ishte i fejuar, por më thoshte se nuk mund të më largonte nga mendja. U takuam. Është e tepërt të thuhet se përfunduam në shtrat. Seksi ishte i hatashëm, prandaj vazhduam që të takoheshim rregullisht. Jetojmë larg njëri-tjetrit, por kjo nuk ka paraqitur problem për ne. Ai u nda nga e fejuara dhe çdo gjë shkonte si mos më mirë. Por, një ditë, papritmas, më tha se kishte vendosur të ndahej nga unë, meqë ishte dashuruar në dikë tjetër. Ky lajm më dërmoi fare. Mendoja ku kisha gabuar. Por, pas një muaji mu kthye përsëri, duke më thënë se vazhdimisht kishte menduar për mua. Rifilluam lidhjen përsëri, por nuk është njësoj sikur më parë. Sikur kemi një rezervë ndaj njëri-tjetrit. Unë e dua, por kurrë nuk kam pasur guxim ta pyes a më do edhe ai mua.

Përgjigja nga DEIDRE: Nuk ia vlen të bisedoni. Ju jeni dashuruar në të, por për të pasur lidhje të vërtetë, nevojiten dy persona. Intuita ua thotë se ai nuk ju do dhe nuk do të përkushtohet ndaj jush. Ka edhe dëshmi se ai është i prirë që të jetë në lidhje me dy femra njëkohësisht. Ndoshta ai ndihet më i sigurt duke vepruar ashtu, por ky është problem i tij. Mos lejoni që ky të bëhet problem juaji. Merreni guximin dhe përfundojeni këtë lidhje të paperspektivë. I thoni se nuk mund të takoheni më dhe, përmbahuni kësaj. Meritoni një mashkull shumë më të mirë, por duhet të kalojë një kohë derisa ta kuptoni këtë. Përqendrohuni në përmirësimin e jetës tuaj shoqërore.

(Kosova Sot)