Ngjarje e vërtetë: Si u takova me dashnoren e burrit (1)

  • 17 January 2019 - 16:05
Ngjarje e vërtetë: Si u takova me dashnoren e burrit (1)

Nuk mund të besojë njeriu çfarë mund të dëgjojë kur të tjerët mendojnë se askush nuk ju kushton vëmendje. Si për shembull, më trafikun urban. Në qytetin në të cilin më së shumti kohë kaloni në transport, njerëzit në autobus fillojnë të sillen sikurse në shtëpi. Pa fije turpi, duke mos pasur kujdes për të tjerët, ata publikisht flasin për gjërat e tyre intime dhe të tjerëve, duke mos e pasur idenë se të tjerët mund t'i dëgjojnë. Për mua kjo nuk është interesante. Në dhjetë vitet e fundit, që kur udhëtoj përmes transportit publik, fatet e të tjerëve po më ngarkojnë. Përse për hir të Zotit, në ora shtatë të mëngjesit do të më interesonte kush çfarë gatuan, se kush me kë ka flirtuar apo ndaj kujt shefi ishte sjellë si derr? Thuajse nuk më mjaftojnë problemet e mia. Prandaj, është bukur, sipas këshillave të vajzës sime pesëmbëdhjetëvjeçare, t'i vë kufjet dhe të dëgjoj muzikë. Po, muzikë. E kam të qartë se kjo ndoshta është e rezervuar vetëm për të rinjtë, por aspak se kam këtë problem. Më mirë kjo sesa për gjysmë orë vozitje ta mbush kokën me telashet e huaja, që më bënte koka si një bombë me sahat. Idenë për kufjet ma dha vajza ime. Kjo ndodhi atëherë kur para saj po ankohesha se si njerëzit po më shkojnë në nerva që nga mëngjesi i hershëm, duke folur për gjëra pa lidhje. - E përse i dëgjon! Unë do të pëlcitja kur do t'i dëgjoja ato gjyshet për sëmundjet e tyre, terapinë e mëngjesit për të cilat shkojnë në mëngjes. Prandaj kam kufjet. I vendos në veshë, muzikën deri në skaj - dhe po depërtoj në botën tjetër. Ah, kjo rini. Kur i ke pesëmbëdhjetë, lehtë me mendje depërton diku larg, sa herë të duash. Kështu po mendoja derisa po e dëgjoja vajzën time, derisa po më jepte këshilla. Më duhet ta pranoj se në fillim isha skeptike. E çfarë nëse më shikon se po dëgjoj gjithë ditën muzikë. Në moshën time. Unë jam një grua serioze familjare, e punoj në një ndërmarrje edhe më serioze. Në fund vendosa, do t'i vendos kufjet. Ndoshta m'u duk më me rëndësi të mbrohem nga të gjitha informatat, për të cilat nuk kisha nevojë se sa ta thyej kokën time, nëse dikush do t'i vërej apo jo kufjet. Si edhe u tregua shpejt, ideja e vajzës sime ishte më e mirë se kaq. Që nga momenti kur kam filluar të dëgjoj muzikë, po ndihesha shumë më mirë dhe disi më e lehtësuar. Paramendojeni jetën me ritëm të muzikës. Ishte ky zbulimi i duhur për mua. Mëngjeset e hirta dhe të zymta ishin shndërruar në një lumturi të vërtetë, madje një lloj meditimi. Por, një mëngjes i kisha harruar kufjet. Nuk ka ku të shkojë më keq, po mendoja. Do të mbijetoj. Por, nuk e kisha idenë se çfarë do të më ndodhte në autobus atë ditë. Ishte kjo një uragan i vërtetë që do të më ndodhte pikërisht mua. Dikur në punë shkoja me veturë. Ishte kjo koha kur punoja në fabrikën 20 kilometra larg qytetit. Me vite kam udhëtuar ashtu, do të mund të thuhej se ishte luks, në komodin e veturës, por se atëherë ndodhën gjëra që e ndryshuan përditshmërinë time. Fabrika ime e vjetër përgjithmonë kishte mbyllur dyert, e unë, me plot të tjerë, u desh të kërkonim punë të re. (vijon)

 

(Kosova Sot)