Po bëj seks të 'cmendur' me ish të dashurin tim...

  • 18 January 2019 - 20:30
Po bëj seks të 'cmendur'  me ish të dashurin tim...

 Isha tepër e frustruar nga mungesa e iniciativës seksuale te i dashuri im, sa që fjeta me ish të dashurin tim, armikun e përbetuar të tij. Tani ndihem e fajësuar dhe në konfuzion.

Kam 18 dhe i dashuri im ka 20 vjet. Kemi gjashtë muaj që jemi bashkë. Kemi pasur ca probleme javën e kaluar, por përndryshe, çdo gjë është mirë. Vetëm ana seksuale e lidhjes ka qenë e vështirë.

Unë humba virgjërinë vitin e kaluar, derisa i dashuri im ende është i virgjër. Kjo nuk më pengon mua, por duket se e pengon atë. Sa herë që tentojmë të bëjmë seks, ai heqë dorë dhe largohet i nervozuar. Kam provuar që të bisedoj me të, t’i bëj komplimente kur më prekë në vende të caktuara, apo kur më pëlqen diçka. Mundohem t’ia rris vetëbesimin, por asgjë nuk ka bërë punë. Fundjavën e kaluar takova ish të dashurin tim, që ka 19 vjet, me të cilin edhe e humba virgjërinë. Biseduam tërë ditën dhe, në fund të ditës, përfunduam në shtrat. Ishte ky seksi më i mirë që kisha pasur ndonjëherë. Tani ndihem tepër fajtore, meqë i dashuri im me të vërtetë është i mrekullueshëm. E dua atë dhe ai mishëron çdo gjë që dua te një djalë, por megjithatë fjeta me ish të dashurin tim, i cili është armik i madh i të dashurit tim aktual. Ata njihen midis vete por kurrë nuk kanë qenë miq. Nuk e di a t’i tregoj të dashurit çka ndodhi, apo jo. Më duket sikur nuk e meritoj të dashurin që kam.

Pergjigjia nga psikologia

DEIDRE thotë: Me gjasë kjo tradhti jotja do të kalojë pa u marrë vesh, përpos nëse ish i dashuri yt nuk vendosë të mburret para të tjerëve. Nëse mendon se ka rrezik nga një gjë e tillë, atëherë më mirë është që i dashuri yt ta marrë vesh këtë lajm nga ti, sesa nga ndokush tjetër. Ajo që ka më së shumti rëndësi është se, nëse bëhet fjalë për një marrëdhënie të rastit, duhet t’i premtosh vetes që nuk do ta mashtrosh kurrë më të dashurin tënd. Por, gjithsesi duhet të bisedosh me të dashurin rreth seksit. Tregoji se ti e do atë dhe se ai me të vërtetë është i bukur, por lidhja pa seks nuk mund të funksionojë për ty dhe interesohu ta mësosh qëndrimin e tij.

Ka të ngjarë që ai të ndihet në siklet për shkak të mungesës së përvojës nga ana e tij, por seksi i mirë është i tëri rreth komunikimit. Nëse ekziston ndonjë problem më i thellë, psh ai mund të jetë një djalë i mrekullueshëm, por nuk është partneri adekuat për ty, atëherë më mirë ta marrësh vesh këtë herët, sesa më vonë.

(Kosova Sot)