42 vjeçari zbulon historinë: Bëj seks me të fejuarën, por ish-kolegia ime e punës më...

  • 13 February 2019 - 16:29
42 vjeçari zbulon historinë: Bëj seks me të fejuarën, por ish-kolegia ime e punës më...

“Më pëlqen seksi që bëj me të fejuarën, por së fundmi kam filluar një aferë me një ish të dashurën time dhe e di se ajo është femra adekuate për mua”, kështu e nis rrëfimin e tij 42 vjeçari për “The Sun”.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: Më pëlqen seksi që bëj me të fejuarën, por së fundmi kam filluar një aferë me një ish të dashurën time dhe e di se ajo është femra adekuate për mua.

18 muaj më parë më vdiq gruaja nga kanceri, gjë që më mërziti tej mase. Gjashtë muaj më pas, shkova në një agjenci takimesh, ku takova një grua shumë atraktive. Ajo ka 33 vjet dhe është e shkurorëzuar. Unë kam 42 vjet. Nuk kam ankesa sa i përket anës fizike të lidhjes tonë. Por, kemi një të kaluar krejt ndryshe dhe ajo ende ka fëmijë që jetojnë me të, derisa djali im është rritur dhe jeton me të dashurën. Tani jemi të fejuar.

Një ish-kolege imja, nga puna e parë, më kontaktoi papritmas dhe më tha që të takoheshim, për hatër të kohëve të vjetra. Derisa punonim bashkë, isha si i çmendur pas saj, por asgjë nuk ndodhi midis nesh, meqë asokohe ajo ishte në lidhje me dikë tjetër. Ata ishin martuar sapo unë isha larguar nga ai vend pune, por qenkan ndarë vitin e kaluar. Ajo e dinte se çka kisha ndier rreth saj dhe, kur u takuam, më tha se edhe asaj i kisha pëlqyer, por ç’e do që ishte në lidhje me dikë tjetër.

Ajo ka 41 vjet dhe, sapo u takuam, përsëri mu ngjall dashuria ndaj saj. Pas takimit të dytë përfunduam në shtrat së bashku. Që nga atëherë nuk ia kemi shkoqur seksit. Kënaqem kur jam me të, meqë kemi shumë gjëra të përbashkëta. Ajo e di se jam në lidhje me dikë tjetër dhe më thotë se më kupton, por më duhet që sa më parë të vendosi se me kë të vazhdoj. Tani e kam të qartë se nuk e dua të fejuarën time, por më vjen keq t’i them se kam dikë tjetër, meqë sa herë që takohemi, flet për planet rreth jetës së përbashkët me mua.

DEIDRE thotë: Edhe pse mund ta lëndosh të fejuarën, duke i treguar se je lidhë me dikë tjetër, vet fakti që nuk e do aq shumë, sa që të martohesh me të, tregon se, sa më parë që të ndahesh nga ajo, aq më mirë. Mos ji qyqar. Thuaja butësisht të vërtetën, duke mos ia lënduar ndjenjat dhe kurseje nga detajet e lidhjes së re. Thuaji thjesht se ke kuptuar që nuk jeni për njëri-tjetrin. Shpresojmë që lidhja juaj me ish-kolegen të jetë e vërtetë, por mos u ngutni. Ende nuk e keni tejkaluar si dhe sa duhet vdekjen e gruas, e edhe kolegia juaj sapo është ndarë nga burri. Që të dyve ju duhet kohë shtesë për të menduar. Duhet të jeni të sigurt se doni gjërat e njëjta për të ardhmen, e nuk jeni thjesht, duke kujtuar ditët e vjetra.

(Kosova Sot)