Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (30)

  • 19 February 2019 - 15:34
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (30)

"'Hula-hoop' në një qendër tregtare?", pyeti ai duke ngritur vetullën. Unë u kollita, sikur për ta pastruar fytin. "Ta këndosh një këngë të Michael Jackson-it në një bar 'karaoke', duke përfshirë edhe lëvizjet e vallëzimit?" "E di, e di! Kjo më shumë ishte Gabby sesa që isha unë", u përgjigja. Ai buzëqeshi me listën, para se ta paloste dhe të ma jepte përsëri. Më pyeti se sa sish kisha kontrolluar deri më tani, gjë që më bëri të ofshaja. "Asnjë deri më tani. Sonte duhej të vallëzoja në bar... por sikur që patë edhe ju, përjetova një krizë të vogël mendore". "Pra, ende nuk e ke lexuar asnjë letër nga motra jote?" "Ende jo. Disi më vjen që t'i shqyej të gjitha ato, por…" Ai qeshi, derisa filloi përsëri të ecte andej-këndej. "Por, nuk dëshiron të jesh aso vajze, apo jo"? "Aso vajze?", e pyeta e habitur, duke ia ngulur sytë. "E di. Aso vajze që me qëllim nuk e respekton dëshirën e motrës së vdekur". Unë buzëqesha. E dija se kjo ishte bizare dhe ndokush do ta quante edhe të gabueshme atë që ai tha, por unë buzëqesha meqë, dorën në zemër, ajo ishte qesharake. Me të vërtetë më mungonin momentet qesharake në jetë. "Ke të drejtë. Me të vërtetë nuk do të doja të isha aso vajze". "Pastaj…" Ai u kthye kah unë dhe e kafshoi buzën e poshtme. Ai m'u afrua dhe ma vuri dorën në sup. "Je gati që ta përmbushësh njërën nga detyrat". Kur ai e tha këtë, hunda m'u dridh dhe vetullat m'u ngritën lart. Ai qeshi dhe e afroi fytyrën e tij afër asaj times. Lejova që fryma që dilte nga goja ime, të ndeshte me buzët e tija. Edhe pse zgjati vetëm disa sekonda, buzët tona ishin më afër se kurrë më parë. Buzët e tij nuk dukeshin vetëm të buta, por edhe praktike. Sikur, ato mund ta puthnin dikë, qoftë ai edhe në anën tjetër të botës, dhe të bënin që ai njeri të shkrihej i tëri. Nuk mu desh shumë që ta vëreja sa praktike ishin buzët e tij. Buzët tona u bashkuan në një puthje të tillë, të cilën nuk e kisha përjetuar kurrë më parë. Duhej të ekzistonte një fjalë tjetër për një puthje të këtillë. Terapeutike, prekëse, falëse, shkëlqyese. Që të gjitha këto ndjenja të mrekullueshme, në një. Sasia mahnitëse e emocioneve që qarkullonin nëpër trupin tim, elektrizuan energjinë e cila udhëtonte nga unë deri tek ai.

E dija se, më pas, nuk do të doja kurrë ta puthja ndonjë mashkull tjetër. Kurrë nuk e kisha ditur se puthja mund të ishte kaq e thjeshtë, por në të njëjtën kohë edhe kaq komplekse. Ai bëri gjithçka me buzët e tij, duke i zbuluar ato të miat. Ai më shpuri anash dhe më mbështeti për muri. Por, nuk ishte muri ai që më mbante, sa ishte prekja e tij. Ai mu afrua dhe ndjeva sesi gjuha e tij mi hapte buzët, duke arritur deri te gjuha ime, e cila ishte e gatshme, në pritje e sipër. Kur duart e tij më shtrënguan më shumë, këmbët e mia disi vetvetiu e gjetën vendin e tyre - rreth ijëve të tij. Ai më shtrëngoi edhe më shumë dhe më ngriti lart, duke sfiduar forcën e gravitetit. Sikur një yll bredhacak, trupi im iu dorëzua epshit dhe fillova që të lutesha që kjo të mos ishte fantazi, e po të ishte fantazi, atëherë shpresoja që kurrë më të mos e gjeja realitetin. Ai e largoi gojën e tij nga unë, duke më lënë me sytë e mbyllur dhe me zemrën e hapur. Ndjeja zemrën e tij duke rrahur, nën bluzën që kishte veshur, derisa vuri dorën e tij te zemra ime. Fjalët nuk nevojiteshin, meqë çdo gjë vinte nga brenda. (vijon)

 

(Kosova Sot)