Rrëfehet 39 vjeçarja: Ndihem e shkatërruar, burri im dhe nëna ime kishin...

  • 19 February 2019 - 18:40
Rrëfehet 39 vjeçarja: Ndihem e shkatërruar, burri im dhe nëna ime kishin...

“Ai dhe nëna ime kishin një grindje vite më parë në lidhje me dhuratën time të ditëlindjes”, kështu e nis historinë e saj një 39 vjeçare ka rrëfyer se si burri nuk flet me nënën e saj.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: Gjithmonë kishte tensione midis burrit tim dhe nënës time. Këtë muaj i mbush unë plot 40 vjet dhe dua të organizoj një ndejë familjare por kurrsesi s’e shoh të ndodhë kjo. Bashkëshorti im është 45 vjeç. jemi së bashku tash e 20 vjet. Prindërit e mi janë në të shtatëdhjetat, shumë vital dhe aktiv. Njëherë i kishin blerë burrit tim një dhuratë  ‘online’, ai e kishte kuptuar se kishte kushtuar vetëm disa funte. Ata janë të mirë, e ai u zemëruar dhe ua ndaloi ardhjen në shtëpinë tonë. Ai dhe nëna ime kishin një grindje vite më parë në lidhje me dhuratën time të ditëlindjes. Ai ma kishte blerë një orë dhe ia kishte treguar asaj së pari. Ajo ka menduar se ishte e lirë  dhe fallto, kështu që ajo kishte blerë një tjetër më të mirë dhe kishte insistuar të ma jepte atë – dhe e ka akuzuar për këtë. Unë kam dashur që ata të rrinë për Vitin e Ri por ai ka refuzuar. Ndihem keq dhe e mjerë.

DEIDRE thotë: Tregoju që të dyve se sa shumë efekt ka grindja e tyre për ty.  Nëse dëshiron një ndejë familjare për ditëlindje, i thuaj burrit tënd se të nevojitet ndihma e tij për ftesat dhe ndihma e nënës me furnizimet me ushqimin. Insisto që ata të flasin butësisht me njëri tjetrin.

(Kosova Sot)