Rrëfehet 29 vjeçarja: Bëra seks 3 ditë rresht me ish të dashurin, por u trondita kur më tha se...

  • 20 March 2019 - 18:39
Rrëfehet 29 vjeçarja: Bëra seks 3 ditë rresht me ish të dashurin, por u trondita kur më tha se...

Një 29 vjeçare ka rrëfyer historinë e saj se si ka bërë seks tri ditë rresh më ish të dashurin, por që në fund është zhgënjyer.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: Kalova tri ditë të mrekullueshme duke bërë seks me ish të dashurin tim. Unë mendoja se ishim duke ringjallur lidhjen, por ai del se dëshiron të jemi vetëm ‘miq me përfitime’. 

Unë kam 29, e ai 32 vjet. Jemi takuar në një ndejë shtatë vjet më parë dhe, për dy vjet të tëra, gjërat shkuan si mos më mirë midis nesh.

Për të u zhvendosa në Londër, duke lënë punën time. Por, përkundër dashurisë së madhe ndaj tij, assesi nuk mund të përshtatesha me jetën në Londër. Për këtë shkak e bëra zemrën guri dhe ika. U ktheva në shtëpi. Muajin e kaluar ai më gjeti në “Facebook”. Ne biseduam me orë të tëra. Kjo ma rikujtoi dashurinë që kisha ndaj tij dhe doja ta shihja prapë. Ai ishte në lidhje me dikë tjetër, por meqë nuk kalonte mirë, u nda dhe erdhi te unë. Qëndroi tri ditë. Kaluam aq mirë, sikur të mos kishim qenë të ndarë për pesë vjet. Seksi ishte i mrekullueshëm. Mendoja se ia kishim filluar nga e para lidhjes sonë. Por, kur ia thash këtë atij, ai ma bëri me dije se nga unë dëshironte vetëm seks, donte të ishim ‘miq që bëjnë seks’.

Unë u nervozova dhe e përzura, duke i thënë se nuk dua një lidhje vetëm për seks. Tani ndihem keq. Mos vallë gabova?

Lexo edhe: Rrëfehet 34 vjeçari: Bëj seks me ish gruan time edhe pse është me dikë tjetër, por tani...

DEIDRE thotë: E ke bërë gjënë e duhur. Mos harro se, për shkak të kësaj dashurie, një herë e le punën dhe shkove pas tij, në Londër. A u përpoq ai që të të bindte të qëndroje atje, apo ta bënte ndonjë plan tjetër i cili do të funksiononte për të dy ju? A ka ndonjë plan të tillë ai tani? Fakti është se, kaluan pesë vjet, para se ai u përpoq që të të gjente sërish. Është e qartë që ti e do ende atë dhe rrezikon që të lëndohesh nga ai. Pyete ku qëndron problemi që ju të lidheni përsëri? Nëse i duhet kohë, për të vendosur, atëherë jepi kohë, por jo që të vijë te ti, të bëni seks dhe ai të largohet më pas. Do të të këshilloja që, në një rast të tillë, ta lësh dhe ta gjesh dikë tjetër që të do dhe respekton.

(Kosova Sot)