Lexoni edhe:
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (38)
Ai u kthye kah unë, me një pamje qesharake me byzylykët e tij 'hippie' dhe me flokë të ndyta. Mora ujin nga shishja e tij dhe ia hodha në fytyrë. Të tjerët ofshanë dhe na i ngulën sytë. "Kjo pse je kurvë mashkull", i thashë, duke marrë sallatën e tij vegane dhe duke ia derdhur në kokë. "Kjo për shkak se e ke mashtruar këtë me ish-shoqen e saj më të mirë, para syve të saj". Më pas mora djathin e nxehtë, të fërguar të lia-s, me qëllim që t'ia fusja asaj fytyrën aty, por dikush mi kapi duart. "Ashlyn! ndal!", bërtiti daniel, duke qëndruar prapa meje. "Më lësho!", bërtita derisa përpiqesha që të çlirohesha nga shtrëngimi i tij, derisa sytë më mbusheshin me lot. Djathin e fërguar ia hodha lias në fytyrë. "Ajo ende të konsideron shoqen e saj më të mirë, ti e përdalë! Ka rregulla.
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (38)Lexoni edhe:
Ka rregulla në lidhje me shoqen më të ngushtë, por ti vendose hipin e ndyrë në vend të një vajze e cila e mban foton tënde në kornizë. Ti nuk je shoqe! Ti je prostitutë"! Theo ngriti duart, me një copë lakre që i kishte mbetur te goja. "Kush dreqin je ti?" "Jam një vajzë me ndjenja, zuzar!", bërtita para se të më tërhiqte Danieli. "Ashlyn! Shko në zyrë të drejtorit! Tani!", tha Daniel derisa në dhomë mbretëronte heshtja. E shikoja me lotët që më rridhnin faqeve. Mund të bëja be se e pashë Gabby-n duke qëndruar prapa tij duke ma dhuruar një buzëqeshje të trishtuar. Lotët filluan që të më dilnin me të shpejtë derisa mundohesha të shkëputesha nga shtrëngimi i Danielit dhe derisa isha nisur kah zyra e drejtorit. "Ti?!", bërtiti Henry derisa u ula përballë tij. Ai me gjasë kishte qenë jashtë, në veturën e tij, për ta pirë një cigare. Era e duhanit i hetohej ende në rroba. U ula dhe i rrotullova sytë.
"Mendova se do të bisedoja me drejtorin", thashë. "Epo, ai nuk ka kohë që të merret me dyvjeçarët", ma ktheu Henry. Shikova në tavolinën e tij, ku kishte fotografitë e Rebeccas, Ryanin dhe Haileyt. Henry më hetoi se çka isha duke shikuar dhe ofshau. U ul në karrigen e vet dhe i bashkoi duart. "Shiko, Ashlyn. Unë të kuptoj. Të mungon motra, pastaj je zhvendosur në një ambient të ri. Je ende në zi…", tha ai duke pushuar. "A mendon se mua nuk më mungon?" E shikova drejt në sy paturpësisht. Ai nuk dinte se çka donte të thoshte mungesa e Gabby-t, meqë ai nuk e kishte parë atë tash e një kohë të gjatë. Futa dorën në xhep dhe nxora listën e gjërave që duhej t'i bëja. E vura atë listë në tavolinën e tij.
"Ti ishe numër tre në listën e saj. Nga gjërat që donte t'i bënte më së shumti, ajo donte të të falte ty". E mora fotografinë e tij familjare nga tavolina dhe fillova që ta studioja. "Por, jo edhe unë". Ai e mori letrën, e lexoi dhe, më pas, e lëshoi përsëri në tavolinë dhe i fërkoi sytë. "Të kuptoj. Je e zemëruar", tha ai duke ofsharë. "Por, mos u shfryj te të tjerët". Ai nuk e kishte vërejtur etjen time që ta quaja baba. Bëja më të mirën që të mos e shfaqja zemrën time të thyer nga fakti që në tavolinën e tij nuk kishte fotografi as të Gabby-t, e as timen. Më dhembte zemra kur e dija se numri tre në listën e dëshirave të Gabby-t kishte të bënte me atë që unë t'ia falja Henryt, e jo ajo. urreja faktin që isha kaq kokëfortë dhe nuk mund t'ia thosha gjërat troç. Thuaj diçka!, më bërtiste mendja. Por, nuk më dukej se kishim aso marrëveshjeje ku fjalët mund të rregullonin diçka. (vijon)
(Kosova Sot Online)