Roman dashurie: Mbrojtësi (8)

  • E /
  • 31 January 2022 - 15:53
Roman dashurie: Mbrojtësi (8)

As që ishte kthyer për ta shikuar. Ka dalë nga oborri dhe ka vrapuar deri te porta e cila në ato momente ishte hapur. Kishte ikur nga ajo që i kishte ndodhur. Askush nuk do t'i besonte se ishte dhunuar, sepse vetë kishte ardhur te ajo, ishte puthur me të ia kishte lejuar të mendonte se si ishte e gatshme për seks me të. Mirëpo, po ndihej kaq e ndyrë dhe nuk kishte mundur të qetësohej e as të qante shkaku i mënyrës se si e kishte joshur. Taksi tashmë ishte duke pritur. Kishte hyrë në derën e parme edhe më tutje duke mbajtur pjesën e shqyer të fustanit nën pallto. Ia tha adresën dhe u struk në një qoshe të veturës thuajse nuk dëshironte që as shoferi t'ia shihte fytyrën.

Kur janë nisur në rrugën tjetër, e kishte vërejtur se si shoferi po e vëzhgonte. - A jeni mirë? Mezi e kishte dëgjuar zërin e tij. Nuk i ishte përgjigjur, nuk kishte forcë. Taksisti kishte ndaluar në semafor dhe ai kishte kthyer kokën drejt saj. - A mos të ka ndodhur diçka e tmerrshme? Ai e ka shikuar. Një mashkull zeshkan, me sy të zi i cili po e shikonte me brengë. - Asgjë nuk ka ndodhur. - Nuk po më dukesh ashtu. - Punë për mua. Të është ndezur ngjyra e gjelbër. Vazhdo të vozitësh. - Do të dëshiroja nëse disi do të mund të ju ndihmoja. - Nuk mundesh. - Në rregull. Deri në shtëpi nuk më ka pyetur asgjë, por kohë pas kohe kthehej për ta shikuar. Vetëm kur kanë arritur dhe kur Valdetja e ka kërkuar portofolin për ta paguar taksinë, djaloshi i ishte drejtuar përsëri.

 Nëse do ta kesh më të lehtë, nga adresa ku të kam marrë ty, deri më tani kam pare edhe dy fytyra të ngjashme me këtë tënden. Valdetja mbeti pa frymë. - E çfarë po shikon ti në fytyrën time haver? Nuk ishte zemëruar, ishte e qartë se dinte me njerëzit. - Më thënë shkurt, po shikoj tashmë vajzën që nuk beson më se princat ekzistojnë. Kishte pritur që ai të thoshte fjalë paksa më ndryshe, më të vogla. Vetëm atëherë ia kishte vu veshin "psikiatrit" të jashtëzakonshëm. Kishte rreth tridhjetë vjet. Nuk ishte taksist tipik.

Floku i tij aspak i qetë, xhemperi shumë i bukur, si dhe aroma e veturës së shtrenjtë e dallonin nga shoferët e tjerë, taksistët me vetura të vjetra dhe të palara. - E saktë është. Princat nuk ekzistojnë. - Ndoshta janë diku, por se ata më nuk janë nëpër pallate si dikur. - E ku gjenden? - Atje ku dikur ishin sikurse ai tipi që ta ka bërë këtë. U skuq. Vallë në fytyrë po i shihej se ishte shtyrë me dhunë për seks? - Sa të kam borxh? - Përse nuk rri ulur dhe të bisedosh me mua? Do ta kesh më të lehtë. E nëse familja jote të shikon kështu,do të mund të frikësoheshin shumë. Valdetes i kishte rënë në mend se në shtëpi ishte vet. Nga njëra anë, kjo ishte mirë - së paku Ganja nuk do ta shikojë në një gjendje si kjo. Nga ana tjetër, po mendonte në vetminë dhe ishte pikëluar. - Kjo është punë për mua. Përse pëlqen t'i fusësh hundët atje ku nuk është punë për ty? (vijon)

(Kosova Sot Online)