Lexoni edhe:
Roman dashurie: Lulet e djegura (3)
Ajo kishte shkuar vërdallë te secila dhomë, duke u siguruar që dritat të ishin fikur para se të dilte nga dera dhe për ta përplasur e për ta mbyllur. Me siguri se kishte zgjuar nga gjumi edhe mysafirin që gërhiste, por kjo me siguri se ishte gjë e mirë. Përndryshe, ai mund të mos shkonte kurrë. Clarke u ngjit në veturën e saj të artë dhe rregulloi pasqyrën. Kështu ia dha vetes edhe një shikim të shpejtë në pasqyre duke u siguruar që asnjë pjesë e flokut nuk i ishte dëmtuar nga era. Gjërat si këto për të tjerët mund të mos përbënin problem të madh, por për atë po. Për të, ishte pjesë e profesionalizmit që të duket më së miri.
Ajo kishte nevojë për një kafe dhe t'ia fillonte punës. Ajo tashmë ishte vonuar, diçka që e bënte gjithmonë, por gjithmonë më pas dukej se kishte arritur herët. Ishte kjo një rutinë që e hutonte mjaftueshëm dhe e frustronte. Ajo po ngecte në trafik, duke me bërë me dorë herë andej e herë kënde. Në atë mënyrë, Riçmondi dhe Nju Jorku nuk ishin larg nga njëri-tjetri. Gjithmonë dukej se kishte ndonjë vonesë dhe ndonjë arsye për një linjë me mijëra vetura që vazhdimisht po preknin frenat e tyre.
Roman dashurie: Lulet e djegura (3)Lexoni edhe:
Kështu, ajo ishte mësuar me një mënyrë të tillë të vozitjes, nga njëra anë, në tjetrën, pas a shumë sikurse edhe shumica e shoferëve tjerë. Megjithëse, derisa ajo bën lëvizje, dikush bërtet dhe ia bën me dorë. Nganjëherë, nëse ishte në diskonim të keq, ajo ua kthente, apo ulte xhamin e dritares dhe ua kthente me fjalë, sa për t'i skuqur ata. Zemërimi ishte emocioni më i lehtë për të, gjithmonë ka qenë. Me siguri se këtë e kishte trashëguar nga e ëma e saj, ajo ishte personi më i zemëruar dhe më nervoz që e kishte takuar ndonjëherë. Por disi ajo kishte mbetur e butë ndërsa dukja e saj shpeshherë mashtronte njerëzit duke menduar se ishte pre e lehtë.
Zakonisht, njerëzit e bëjnë këtë gabim vetëm njëherë, para se ta mësonin mësimin e tyre. Ajo kaloi me shpejtësi dy vetura "Lexus" e më pas edhe disa kamionë që do të mund ta shtypnin sa hap e mbyll sytë. Clarke kishte filluar të murmuriste nga mllefi rreth asaj se i ishte dukur bota sot, që asaj i dukej se kështu ishte për çdo ditë. Përfundimisht, kishte arritur te dyqani me kafenë e saj të preferuar që ishte disa metra larg punës së saj. kishte një qetësi të jashtëzakonshme aty, kur ajo doli nga vetura dhe iu drejtuar vendit të kafesë së mëngjesit. Ishte diçka që e bënte të ndihej si në shtëpi. KAPITULLI 3 "Shiko, shiko, a nuk është kjo Elizabeth Bennett e shekullit 21", erdhi një zë derisa Clarke p futej brenda.
Tash e tre muaj ajo pi kafenë aty, madje edhe stafi e njihnin. Ajo shkoi te arkëtari për ta dhënë porosinë. Në shenjën dalluese ku kishte emrin, lexonte "Joe", madje edhe në kapela. "Më thuaj çfarë mund t'ju porosis zonjë", tha ai. Clarke e kishte shikuar duke vendosur duart mbi ijë për një sekondë. Ajo gjithmonë merrte të njëjtën, por ai gjithmonë e pyeste. Nganjëherë, ai madje do t'i ofronte ndonjë befasi me disa kombinime të cilat ajo i pëlqente. Kjo kafe e mbante të qetë, dhe e mbante të kthjellur. (vijon)
(Kosova Sot Online)