Roman dashurie: Në shikim të dytë (39)

  • E. /
  • 30 June 2022 - 15:47
Roman dashurie: Në shikim të dytë (39)

- Por, kemi shkuar te banesa ime vetëm për t'ia kthyer qaforen. - Vetëm për këtë? - Po! Harad-i as që më ka prekur! Si ka mundësi të dyshosh kaq shumë në mua Marcus?! Unë ty të dua! Ty, jo atë! - Edhe unë të ty te dua Jaida... - më tha derisa po merrte frymë thellë. Ai e kishte përqafuar kur ajo i kishte hapur duart në drejtim të tij. E kishte shtrënguar dhe po e ledhatonte derisa ajo po qante, nga lehtësimi. Për të dy ishin moment me plot emocione, që po lajmëronin një të ardhme të lumtur të tyre. Kishte pranuar buzët e tij, të cilat me butësi ai ia kishte ofruar asaj. E kishte puthur si kurrë më pare, derisa ishte plot me emocione. Duart i kishte futur në flokun e saj, derisa aroma e flokut të saj e kishte pushtuar atë.

 Kur e ke kuptuar se më dashuron - Jaida e kishte pyetur, kur ishin ndarë nga e puthura, në mënyrë që të mbusheshin me frymë. - Kur - Marcus-i po qeshte me veten e tij. - Kur kisha frikë se do të shkosh me arabin. E kam kuptuar se këtë nuk do të mund ta duroja, se nuk mund të humbja. Ia kam pranuar vetes se të dashuroj, edhe pse më moti, e kam ditur se je e veçantë për mua. - Kurrë asgjë nuk më ke thënë ... - Vetës time ia kam pranuar se po dashurohem në ty.

E kam kuptuar se do të humbja të gjitha nëse ty nuk të kam. Sonte e kam kuptuar se për mua je më e rëndësishme se të hollat, se sa pozita, se të mirat që martesa me Rita-n mi sjell. - Si e ka kuptuar ajo se ... - Më ka takuar në kuzhinë, midis natës, se si po çmendem. Isha çmendur nga xhelozia, nga brenga dhe frika se do të humbas. Po digjesha nga dashuria, të cilës më në fund i jam dorëzuar. Rita gjithçka kishte lexuar nga fytyra ime. Ajo është një grua me shumë përvojë.

Nuk është tepër emocionuese, por di ta dallojë dashurinë. - A të ka thënë diçka? - Jo, vetëm ma ka kthyer pijen nga gota, të cilën ma mori nga dora. Tjerat i di. - Do të shkurorëzohesh? - Natyrisht! Dhe atë nga pikëllimi! Atë unë nuk e kam dashuruar. Martesa jonë, që nga fillimi, ishte një mirëkuptim i madh. Por, martesa jote dhe imja... - mori frymë thellë në përqafim - do të jetë martesë nga dashuria... - Oh, Marcus - Jaida ia hodhi duart përreth qafës dhe u ngjit për të. - Nuk po mundem të pres të bëhem gruaja jote! - E unë nuk po mundem të pres të lindësh fëmijën tonë... Po e shikonte me lot në sy. Pikërisht tani më bëre gruan më të lumtur në botë... -Lumturia jonë tani po vjen, lumturi që nuk e kemi ëndërruar kurrë, por gjithsesi se e kemi merituar. Ti për faktin se je kaq e veçantë, ndërsa unë se të dashuroj pa kufi.

/fund/

NGA NESËR DO TË MUND TA LEXONI ROMANIN TJETËR TË DASHURISË,

A MUND TË TË VARDISEM?"

(Kosova Sot Online)