“Më burgosën që 17 vjeç”, rrëfimi i Azis Kullollit: Rrinin dhe 3 muaj pa ushqime, pa rroba… (Video)

  • 06 December 2018 - 08:47
“Më burgosën që 17 vjeç”, rrëfimi i Azis Kullollit: Rrinin dhe 3 muaj pa ushqime, pa rroba… (Video)

“Babai u akuzua me motivacionin “grupi i rezistencës”, që nga Korça e deri në Gramsh. Dy tre muaj pa ushqime, pa rroba dhe pa gjë prej gjëje. Ai meqë i kisha nxjerr unë rrobat kur kam ardhur aty ishte fanella dërrasë e forcuar nga djersët, nga gjaku edhe nuk njiheshe fare që ishte rrobë. Pasi hëngra vitin e ri mblodhën fshatin aty për të më arrestuar mua edhe më morën e më çuan në birucë. Çdo javë vinin 30 të burgosur, që arrestoheshin në të gjithë Shqiprinë”.

I burgosur që në moshën 17 vjeçare, Azis Kullolli rrëfen momentet e rrëmbimit dhe kalvarin e persekutimeve që i janë bërë atij dhe familjes së tij gjatë diktaturës komuniste.

Dëshmia e plotë

Familja jonë ka qenë si trashëgimtare blektore bujqësore që nga fillimi edhe gjatë luftës së parë botërore këta kanë ngelur tre meshkuj në shtëpi. Në vitin 1918 arritën të përfitonin, u shpëtojnë kapitalet se pasuri familja jonë blektorinë ka patur. Pasi mbaroj lufta këta e morën fuqinë me blektorinë. Arritën të pasurohen, blen toka. Jo vetëm kjo po ne të mirat i kishim ngaqë jetonim në një vend malor, meqë kishim blektorinë kishim edhe bujqësinë të pasur edhe kështu ishim në një gjendje më të mirë. Pasi mbaroj lufta e dytë botërore ne, babai im u morë me partinë e Ballit Kombëtar. Nga dhjetori i 1944 i thon babait tim do të vish në Gramsh sepse do të vendosin kryetar komitetit. “Opo, faleminderit”, i ka thën vetë babai këto. “Kryetarin e komitetit nuk e bëj unë. Unë e di çfarë perspektivash ka regjimi juaj”, tha babai. I tha drejt atij operativit. “Po mua më ka dërguar vetë kryetari i komitetit”, tha oprativi. Jo jo tha babai, atë nuk e bëj unë, faleminderit për kaq. Në maj të 1945 , unë jam marrë peng në Lushnje nga forcat e batalionit të Rramon Ruçit edhe më kanë mbajtur 60 ditë në burg, peng mua. Unë kam qenë 17 vjeç, më morrën peng për arsye të xhaxhait. Ne ishim në stan edhe vjen një person, ishte shoqerues i Hamit Matjanit për të marrë bukë, janë ca partizan aty edhe janë pa bukë. Ky u kap edhe në fund ja ngarkuan xhaxhait tim atë edhe xhaxhai im ka shkuar lart për të marrë kullotat. Në mal ka qenë kullotat edhe ky shkoj ti mari. Këta erdhën aty nuk gjejnë edhe më marin mua. Komisari i Rramon Ruçit ishte Mit Bozo, u bë prokuror ky pastaj. “Ku është xhaxhai?”,  më tha mua. I them ka shkuar në mal për të marr kullotat. Ky e kuptoj që unë i thash ai ka dal në mal edhe më tha, “të marrë karriken të bëj copë copë”. “Ma thua edhe drejtpërdrejt”, më tha mua. “Prit, prit”, tha komisari Mit Bozo. 17 vjeç ishte dhe ai. “Nuk është ashtu po prit njëherë”, tha Bozo. Pse ka shkuar në mal? Ka shkuar për të blerë kullotën, malin. Shprehja ishte mali por në të vërtet blihej kullota. Më torturuan sa isha unë atje rreth 48-50 ditë derisa u dorëzua xhaxhai. E morën xhaxhain pastaj më liruan mua. Ka qenë qershor. Kurse unë pastaj, 28 nëntor i 1947 ka qenë, u mobilizova ushtarë për dy ditë. Shkoj ushtar më dërgojnë në Kavaj. Ushtrinë e bëra pak më tepër se 2 vjet për arsyen se qëlluan ato provokacionet e 2 gushtit. Pasi u lirova unë, me babin nuk u takova fare atë ditë sepse e kishin dënuar në një fshat aty. Ne jemi liruar plotësishtë me 16 shkurt nga Berati, edhe ky ishte i dënuar në burg. E merr vesh babi që unë dola nga ushtria i merr leje drejtorit edhe në dark bëjm një dark ne siç e kemi zakon edhe në mëngjes ikën prap në burg. Kishim bagëtit për ti çuar poshtë në Dumre edhe i nisëm i çuam për poshtë. Babai im ndenji në shtëpi, ne duke shkuar poshtë për në Dumre shkuan tre makina me ushtarët e mbrojtjes. Mirpo ngjanin në fytyrë babi me xhaxhain edhe në rrugë këtu afër ndaluan makinën zbritën dy oficera. Kush je ti? Filani. Na fal than. Atë natë shkuan prap rrethuan shtëpinë për babain. Unë nuk kam qenë aty, të dy nuk ishim atje. Rrethuan shtëpin ata edhe futen brenda dy kapterra. A është  Musai këtu? Po. Del nëna ime edhe i thon kështu kështu të kërkojnë. Babai del vishte edhe merr ato, pallton e kto të tjerat, doli në lëm aty. Ata menjëherë i vuna automatikun edhe barkas, bie poshtë. Vjen një operativ nga Gramshi edhe i thot atyre e njoh unë këtë, pse bëni kështu ju? E lidhën babain ata, e marin dhe çojnë pak më larg nga shtëpia. Ky tentoi të ikte  sepse, na tregoj më vonë se po mos të ishte komisari Mit Bozo mua do më kishin pushkatuar në lëm. Tregoj ai i plotëfuqishmi që kishin urdhër për ta pushkatuar në shtëpi. 120 fishek zbrazën ata vetëm 2 plumba e kapën babain. Se iku andej babai edhe ashtu ishte pozicioni i një are atje. E kapi një plumb në këmbë edhe një në krah të djathtë i thyen kockën. E marrin e sjellin këtu, këto të plagosurit i çuan në Elbasan. Erdha unë në Elbasan, flas me doktorin dhe nuk ma treguan fare babain. Në fakt në Elbasan e kishin çuar babain po nuk më treguan në fakt. Doktori ishte i betuar dhe nuk më tregoj, më tha mos ki merak se ai nuk ka asgjë, po të kishte ndonjë gjë ne do tët thonim. Dy muaj kam fjetur në shtëpitë e bishqenit, në bodrum të bishqenit. I thash kryetarit të degës në Gramsh edhe i them, “çfarë është kjo kështu, a është gjallë apo jo? Ne nuk e dim se çfarë plumbash ka marrë. ” Ne se dim”,  më tha. Si nuk e dini ju a është apo nuk është gjallë? Ku është? Thirri nja kaptërr aty i thot: “ja ça kërkon ky? Nuk na tregojnë fare se kanë qenë 25 veta kta që e arrestojnë në një ditë. Babai u akuzua me motivacionin “grupi i rezistencës”, që nga Korça e deri në Gramsh, për këto është arrestuar. Dy tre muaj pa ushqime, pa rroba dhe pa gjë prej gjëje. Ai meqë i kisha nxjerr unë rrobat kur kam ardhur aty ishte fanella dërrasë e forcuar nga djersët,  nga gjaku edhe nuk njiheshe fare që ishte rrobë. Burgun e ka filluar në fushën e avionit në Berat prej andej ka shkuar në kanalin Vjosë -Levan-Fier, që ka qëndruar 4 vjet e pak muaj. Shumë herë se skishte makinë kam shkuar me mushkë atje në kanalin e Fierit. Pas kësaj bën një vit burg në fabrikën e sodës. Unë jam arrestuar më 4 janar të 1981, pasi hëngra vitin e ri mblodhën fshatin aty për të më arrestuar mua edhe më morën e më çuan në biruc. Siç e kishin atë rregullin ata që në rezultatet e vitit të ri arritëm këtu arritëm atje, por kemi dhe armiq që nuk e duan të mirën e popullit dhe të partisë edhe njëkohësisht është edhe Azis Kullolli këtu këtu edhe më vun hekurat. Në degë të Brendëshme kur më arrestojnë ka qenë një dimër, një i ftoht po fati im ishte sepse kam qenë veshur mirë me shajak se kaq ftoht ishte, ka qenë një ngricë e përgjithshme sa se ke iden. Ndenja dy ditë atëherë më erdhi zëvendës Prokurori, më erdhi aty brenda edhe më tha mua: “Çfarë të them unë do më përgjigjesh”. Më pyeti për shumë gjëra, më pyeti goxha mirë por nuk dija përse sepse unë edhe isha ruajtur këtyre punëve.  Të rrish 20 vjet në dyert e kampeve edhe kafshë të jesh do e kuptosh. “Ke patur lidhje këtu?” Po, kemi patur këtu, këtu. I mori për bazë ato ai dhe nuk më nxorën dëshmitarë. Akuza ishte se ishte ngatëruar për sabotim mua, si ai grupi i Librazhdit se doli më vonë në hetuesi. Por e vërteta ka qenë se e vendosi ai Prokurori, më tha:”ti mbetesh në burg”. Se çështë një rregull, më tha:”ti mbetesh në burg me nenin 55 fraksion 1″, edhe e mbylli ai. I thash atij si komandant burgu, “çështë ky neni”? “Ligj është mos e çaj kokën”, më tha. Si kështu edhe vazhdova bëra tre muaj në biruc me hetuesin edhe as nuk ja di emrin dhe as nuk më kujtohet. Kur kam vajtur unë ka qenë një fazë jashtëzakonisht e keqe. Çdo javë vinin 30 të burgosur, që arrestoheshin në të gjithë Shqiprinë. Kur shkova unë aq ishin 700-800 të burgosur arritëm e u bëm 1500 të burgosur. Atje kur tregonin që gjeta njerëz njëkohësisht edhe miqtë e babait që kishin qenë në të njëjtin burg por gjeta dhe njerëz që i pata njohur vetë. Kam gjetur Hasan Blloshmin atje, ai ishte i stërvitur nga burgjet. I ishte vrar nipi, Vilson Blloshmi edhe ishin shumë të dëshpëruar, ishin të dy atje, vetë Hasani po edhe Bedri Blloshmi dënuar me 25 vjet burg. Hasani 10 vjet burg ishte dënuar.

Çfarë bënit në Spaç?

Në Spaç nuk kishte gjë më e keqe për ato torturat që u kryenin aty. Më e keqa që kam dëgjuar dhe kam hequr nëpër burgje ishte bilbili i orës 5. Si nuk pushonte bilbili. U thoja shokëve kur do hiqet ky bilbili. Kjo ka qenë vështirësia më e madhe. Unë isha dobësuar shumë kur dola nga burgu. 6 muaj në biruc plus që kam qenë vetëm. Megjithatë ata kishin mënyrat e tyre, më sollën një person që gjoja ishte i arrratisur nga burgu, ai kishte qenë spiunë. Spati çfarë të nxirrte nga mua ai spiuni.Unë isha i thjeshtë nuk kisha ndonjë gjë. Donin të vërtetonin disa gjëra që as nuk ekzistonin në realitet.

Ke punuar në minierën Spaçit?

Jo, nuk punova sepse kur shkova në Tiranë unë ishte ai rregulli që do shkoje në komision. Më pyet doktori, se unë e shihja veten që isha dënuar shumë, gjithë e keqja  ishte uria për mua. Vetëm këtë metodë përdornin ata. Ka qenë torturë. Atje para se të vriteshe Mehmet Shehu ka qenë shumë e vëshirë. E kisha një parashikim për arsye se kam patur mundësin të bisedojë me njerëz të ndryshëm, sidomos me Petrit Shahini. Petriti ishte një miku jonë sepse ishte kushuriri i parë i gruas time. Klavari i burgut të tij ishte keq e më keq. Ai bëri 20 vjet burg, djali iu vra në liqenin e Ohrit. E ëma i vdiq në Krujë, gruaja po ashtu. Ai falimentoj, la dy goca. Ishte njeri shumë me kapacitet. Bëri 20 vjet burg po prap ishte mirë. “Mori fund, tha kjo punë mbajeni mend kur të shembet muri i Berlinit atëherë çdo gjë do jetë edhe tek ne”. Kur kam dëgjuar në orën dy atë ditë që isha në shtëpi me plakën pranë zjarrit menjëherë e mora veten. Shpëtuam.

(Kosova Sot)