Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte puro shqiptare, nga Pollogu i Iliridës

  • 08 December 2018 - 07:58
Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte puro shqiptare, nga Pollogu i Iliridës

SHKRUAN: DR.SC.ILMI VELIU

Sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, vërtetohet se ajo ka qenë me origjinë shqiptare, sepse mbiemri i saj mund të deshifrohet dhe shpjegohet vetëm përmes gjuhës shqipe Me këtë rast i përshëndes shqiptarët por edhe Mustafa Nano i cili, neve shqiptarëve të ngratë që me "hile" të shumë Nanove, mbetëm jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze, e që Mustafa Nano na ka ofenduar e trishtuar me budallakitë e tij prosllave. Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmin e Skënderbeut, nga pushteti jugosllav kam qenë i dënuar dhe kam vuajtur 4 vjet burg të rëndë në Idrizovë. Është lehtë të jetosh e shkruash në Shqipërinë e Ramës e Kosovën e Hashimit, por është shumë vështirë për mua dhe prof. dr. Reshat Nexhipin nga Manastiri që jetojmë, shkruajmë e punojmë në Maqedoninë e Ali Ahmetit. Edhe Nanos do t'i luhej nëna po të kishte shkruar një lloj teze të këtillë në kohën e monizmit. Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që Mustafa Nano nuk ka mundur e as që din ti analizoi sepse ai nuk është historian por gazetar i thjeshtë. 1.Gjon Muzaka, bashkëkohas e bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë së Shqipërisë në "Gjenealogjinë" e tij në tre vende e përmend nënën e Gjergjit, Vjosavën dhe në asnjë moment nuk thotë se ishte me origjinë serbe, bullgare, sllavomaqedonase, greke,malazeze……. Së pari, kur flet për babanë e Skënderbeut, thotë se Gjon Kastrioti me Vjosava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Vjosava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Vjosavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga Vjosava dhe Giovani (prindërit Vjosava e Gjoni) e cila ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pollogut. Muzaka në asnjë vend nuk përmend se origjina e sajë ka qenë sllavomaqedonase, serbe,greke,bullgare. Ai e ka ditur dhe e ka pasur të qartë se Pollogu ka qenë pjesë e Dardanisë dhe gjithmonë ka qenë i banuar me shqiptarë dhe edhe sot vazhdon të jetë 99% shqiptar. Serbia pas 1920 ka sjellë dhe ka vendosur kolonë serbë por ata janë në pakicë. Burimi i dytë ku përmendet nëna e Skënderbeut, është vepra e Marin Barletit, i cili është autor e biograf i jetës së Skënderbeut. Ai duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij quhej Vjoisava, e bija e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda, i cili ishte princ dhe sundimtar i krahinës së Pollogut. Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij Sipas njohurive dhe fakteve që kam mbledhur krahasuar e analizuar, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit. Dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur Gjon Kastrioti e zëvendëson babin e tij dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, ata kanë pasur pasuri të pa tundshme edhe në krahinat Dibrave. Në atë kohë,fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me vajzën e princit të Pollogut Vjosavën. Njohuritë e këtilla ne i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut. Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se Pollogu të biente nën sundimin osman. Mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente si zotëri i Pollogut përmendet princi me emrin - Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Vjosava. Nuk ka pasur as djalë e as vajzë tjetër. Gërgurin si zotëri e princ të Pollogut e përmend në një shkrim të tij edhe eromonahu Mihajli nga Leshka e Pollogut që ka qenë në vitet 1366-1371. Ivan Ivanov, Bllgarski starini, 1990, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371,te Beteja e Maricës, me Maqedoninë lindore (Strumica, Gjevgjelia,Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij Krali Marko, si vasal i Sulltanit. Sundimtari i Pollogut-Gërguri, thotë ai, ka bashkëpunuar me Kralin Marko dhe vazhdon t'u kundërvihet turqve dhe të vazhdoi të sundoi edhe më tej me krahinën e Pollogut. Boban Petreski nga Universiteti i Shkupit kur flet për Vjosavën thotë se mbiemri i sajë Tribalda përcakton përkatësinë aristokrate dhe shtetërore të shteteve mesjetare dhe jo përkatësinë etnike. Sipas këtyre të dhënave dhe duke e analizuar vetë emrin e babit të sajë, princit Gërgur, mund të vijmë në përfundim se ky emër ka origjinë shqiptare dhe jo sllave- Gur Guri; Gjergj Guri, dhe mund të themi se është emër personi-Gur dhe mbiemri i tij Guri…..Gur Guri ose Gjergj Guri. Mbështetja te shkrimet shovene Mbiemri shqiptarë Guri është përdorur nga shqiptarët në Mesjetë por është i përhapur dhe përdoret edhe sot anë e kënd trojeve shqiptare. Sado që të kërkoi dhe hulumtoi Mustafa Nano nuk do të mund të hasë ndonjë sllav apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare,Gërguri,te Gërgurt…..si që janë Krasniqët, Berishët,etj. Dhe me plotë të drejtë mund të themi se pas vdekjes së Car Dushanit, shumë feudal shqiptarë,Thopiaj, Shpatajt, Ballshajt, Kastriotët, fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre dhe ne mendojme se edhe babai i Vjosavës, Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me shkupin bien nën sundimin Osman. Ky shkrim është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me polemikën që kemi pasur me historianin sllavomaqedonas të Universitetit të Shkupit, Boban Petreski, ku unë, para komisionit të udhëhequr nga ai, me fakte historike dhe në mënyrën më shkencore arrita ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve pasdiplomike me titull: "Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine", ku përfshihet edhe origjina e tij. Mua të ngratit asnjëherë nuk ma ka marrë mendja se pas një lufte aq shumë të madhe shkencoro-historike, kundër serbëve e sllavomaqedonasve, do të duhet ta vazhdoj luftën edhe kundër Mustafa Nanos i cili mund të ketë edhe origjinë sllave e që mua nuk më pengon aspak. Mustafa Nano si duket e njeh mirë gjuhën sllavomaqedonase, sepse përrallat e ti i ka mbështetur vetëm në shkrimet shovene antishqiptare sllavomaqedonase po edhe serbe. Nëna e Kastriotit, nga shkrimet serbo-sllavomaqedone, gjithmonë është prezantuar si sllave me emrin Voisllava, e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër deshifrohet e lexohet si Vjosava. Se emri i nënës së Skënderbeut-Vojsava, nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava,(dmth sllave ) kam marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.XVIII ku emri i nënës se Skënderbeut është deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava. Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Vjosavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihajli nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është i shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366. Ky manastir vazhdon të ekzistojë edhe sot me të njëjtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se "Prifti Mihon i fshatit "Debrishtë" të Pollogut na ka lënë një shënim për Vjosavën, të bijën e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit "Leshka" një pyll të madh me lisa". ("Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd,1982). Toka e lagur Profesori im i nderuar dhe kundërshtari im shumë i madh rreth origjinës së nënës së Skënderbeut, Boban Petreski, duke hulumtuar burime të shumta si; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq - Ko je podigao manastir Zaum; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, që të jetë sa më i fuqishëm në tezën e tij, se Vjosava është me origjinë sllave, më bëri një shërbim shumë të madh dhe unë nuk duhej të lodhem edhe aq shumë por vetëm të analizoj burimet që i kisha në disponim nga ai e të cilat burime tash mund t'i analizojë edhe Mustafa Nano. Në bazë të burimeve, ai ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe familjes së sajë dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo dhe babai Gërguri i kan takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe asnjëherë nuk është shtrirë në Pollog. Dhe ne, si që e analizuam dhe e deshifruam emrin Gërgur, nëpër mes të shqipes mund ta deshifrojmë edhe mbiemrin Tribalda e që ka për kuptim token e lagur, "te balda" "tri baldat" te rruga e baldës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendbanimet shqiptare dhe ne të shumtën e rasteve janë përdorur edhe si mbiemra vetëm tek shqiptarët. Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, vërtetohet se ajo ka qenë me origjinë shqiptare, sepse mbiemri i sajë mund të deshifrohet dhe shpjegohet vetëm përmes gjuhës shqipe. Argumenti i dytë që bie Petreski e që e ka marrë për bazë edhe Nano, është ai se ajo ka qenë e bija e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse ekzistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pollogut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon as Petreskit e as Nanos, sepse emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe asnjëherë nuk është përdorur nga sllavët. Edhe sot në lindje të Pollogut ekziston fshati shqiptar me emrin Gorgurnicë, që është emri i princit shqiptar Gërguri… ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij. Ja edhe disa burime Osmane që i kam gjetur e përkthyer në Arkivin e Stambollit e që Petreskit e Mustafa Nano nuk i kanë për zemër dhe nuk i pranojnë. Oruç Bin Adil është autor i njërës nga historitë më të vjetra të shtetit osman "Tevari el Osman", (Historitë Osmane). Të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh dhe botuar nga Franc Babinger me titullin "Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch", Hanover 1925. Uruç kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e përmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropiane e Perandorisë Osmane por ai e potencon shumë qartë se sulltani shkoi të luftonte kundër shqiptarit (arnautit) Iskender, në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo në Maqedoni,Greqi ose Serbi. Në faqe 115, tokat shqiptare Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqiptarëve (Arnavud vilajetine). "I biri i Evrenoz Beut, thotë ai, mblodhi ushtrinë dhe akinxhijtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve që mbrohej nga shqiptari Iskender" . Në faqe 121 thotë se "Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Mbreti i shqiptarëve Iskenderi u arratis…". Në original është "Arnavud begi Iskender" ku potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari (mbreti) i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarezëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin. Në faqe 123 Oruç potencon se "Sulltan Murati II zbriti në tokat e Gjuvanit (Gjon Kastriotit), ku e plaçkiti Vilajetin Shqiptarë, dhe sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta merrte atë sepse mbrohej nga shqiptarët të komanduar nga Iskenderi….". Nga kjo kuptojmë se përveç "Juvan Ili" (tokes së Gjonit ose Principatës së Gjonit) ka pasur edhe principata tjera shqiptare e që përmenden si Vilajeti i Shqiptarëve (arnavud vilajeti). Kronikat Anonime Osmane Është fjala për veprën me titull "Tevarih El Osmaan" e cila përmbledh një numër të shumtë kronikash anonime të shkruara në fund të sh.15 dhe fillimi i sh.16. Këto kronika janë analizuar dhe botuar nga Franc Giese, me titull: "Die altosmanischen anonymen Chroniken", 1922, Bruksel. Faqe 65, përmenden tokat e Gjon Kastriotit si toka shqiptare ku thuhet se: " Sulltan Murati II ….bëri një luftë të madhe ku sulmoi tokat dhe kështjellat e Gjonit. (Endene Juvaan Ilerin ve kahlerin fetëhun Etedin). Edhe kronikat anonime osmane, Skënderbeun e quajnë si "Mbreti i shqiptarëve". Faqe 70: "Sulltan Murati kreu fushatë kundër tokave të Juvanit (Gjonit) dhe vilajeteve tjera shqiptare". Dmth principatave tjera shqiptare. Faqe 125, "Shqiptarët në tokat e tyre kishin ngritur kulla në vendet e thepisura dhe në majat e maleve. Rrugët ishin aq të pakaluara sa edhe sorrat nuk mund të fluturonin mbi to. Bile edhe djalli me shkop nuk do të mund të hynte në tokat e tyre". Faqe 126. ,,Kur sulltani iu drejtua vendit të shqiptarëve, Iskenderi u arratis nga Durrësi në drejtim të frengut (Italisë),,. Këtu bëhet fjalë për momentin kur Skënderbeu shkoi në Itali për të kërkuar ndihmë dhe ata nuk e ndihmuan. Edhe njëherë më duhet të potencoj se shkrimi eshtë berë kryekëput kundër tezave sllave, ku potencohet se Skënderbeu ishte me origjinë serbe dhe se nëna tij ka qenë me origjinë sllavomaqedone; dhe ky shkrim plotësisht vlen edhe kundër Mustafa Nanos se edhe tezat e tij janë të bazuara kryekëput në ato sllave.(Dita) *Autori është specialist i periudhës së Kastriotit

(Kosova Sot)