Koha kur shqiptarët internoheshin pa proces gjyqësor

  • 13 January 2019 - 09:09
Koha kur shqiptarët internoheshin pa proces gjyqësor

Qeveria e Tiranës më 13 janar të vitit 1960, lëshon një dekret sipas të cilit, çdo shtetas shqiptar mund të internohet pa proces gjyqësor, por thjesht me masë administrative.

Në atë kohë, Shqipëria thuhet se kishte 14 kampe përqëndrimi, ku mbaheshin të burgosur politikë.

Ndërkohë, marrëdhëniet shqiptare-sovjetike po keqësoheshin dita ditës.

Shqipëria kishte gjetur një aleat të ri tek Kina komuniste; të dyja bashkoheshin në kundërshtimin e tyre ndaj politikave të Khrushovit për de-stalinizim.

(Kosova Sot)