Meghan Markle do të zëvendësojë Dukeshën e Cambridge

  • 31 January 2018 - 10:56
Meghan Markle do të zëvendësojë Dukeshën e Cambridge
U deshën vetëm pak muaj që ngta koha kur Princ Harry dhe Meghan Markle shpallën datën e dasmës së tyre, që aktorja të merrte përsipër detyra mbretërore.

Më e rëndësishmja ende nuk ka ardhur sepse çifti i ri do të zëvendësojë Dukën dhe Dukeshën e Cambridge në Commonwealth Heads of Government Meeting (CHOGM).

E parashikuar për të nisur në 16 prill, java me evente përkon me datën e lindjes së fëmijës së tretë të  dukeshës së Cambridge-it. Si pasojë, edhe e dëshirës së shprehur më parë nga Meghan për të mësuar më shumë rreth commonëealth-it, pjesëmarrja e saj në këto aktivitete duket shumë e përshtatshme.  

Image

 

Si Kryesuese e  Commonwealth-it, familja mbretërore ka shumë rol në këtë takim qeveritar.  

Me synimin për të nisur bisedimet e tregtisë së lirë me vendet jashtë BE-së, samiti pritet të jetë më i madhi në historinë e tij me pjesëmarrjen e 52 krerëve të shteteve. Dhe në fillim të Brexit, takimi qeveritar do të jetë shumë i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve përtej kontinentit.

Në Ditën e kaluar të Commonwealth-it, Kryeministrja Theresa May foli për rëndësinë e organizimit të këtij eventi këtë vit.

Dhe nuk është për t’u habitur që pjesëmarrja e Meghan do të garantojë një pikë të rëndësishme bisedimesh.

"Familja mbretërore përfaqëson një fuqi të mahnitshme në botë, kështu siç është, por prania e Meghan në samit do të sigurojë praninë e CHOGM në faqet e para", ka thënë një burim i brendshëm i Whitehall.  "Kjo është ajo që ne duam kur projektojmë një vizion pozitiv të Britanisë jashtë saj."

Westminster Abbey do të zhvillojë gjithashtu një shërbesë për Ditën e Commonwealth-it në 12 mars, që mendohet që do e ndjekin edhe Harry dhe Meghan.

Commonwealth është organizata ndërqeveritare, e përbërë kryesisht nga ish-territore të zotëruara nga Perandoria Britanike,  ku përfshihet dhe Kanadaja, vendi i nuses së re të familjes.

(Kosova Sot)