Jogurti dhe piperi kundër puçrrave

  • 14 March 2018 - 12:14
Jogurti dhe piperi kundër puçrrave

Përzierja që mund ta përdorni për mënjanim të puçrrave bazohet në piper të zi, ndërsa ai është i pasur me minerale dhe vitamina të dobishme. Për shembull, në të përfshihet vitamina A, që është shumë e dobishme për shëndet të syve, sikur edhe kur bëhet fjalë për veprim antioksidues. Vitamina K është e rëndësishme për qarkullim ë duhur të gjakut dhe për funksion metabolik të muskujve dhe eshtrave, trasmeton gazeta Kosova Sot

PILINGU

E përzini një lugë gjelle me piper të zi me dy lugë gjelle me jogurt dhe përzierjen e aplikoni në fytyrë të pastër, me lëvizje fërkuese qarkore për disa minuta. Në fund e shpëlani me ujë të ftohtë. Ky piling do të duhej që ta pastrojë lëkurën tuaj, si dhe të mënjanojë njollat dhe vragat dhe t'i japë shkëlqim lëkurës suaj.

MASKA

E përzini gjysmë luge të vogël me piper të zi me një të bardhë të tundur të vezës dhe me një lugë me mjaltë. Këtë maskë e aplikoni në fytyrë dhe e mbani për 10-15 minuta, e më pas e lani fytyrën. Kjo maskë do të duhej të ndihmojë në pastrimin e fytyrës nga puçrrat dhe aknet. 

(Kosova Sot)