Fshehtësitë e bukurisë me vlerë të artë, që secila femër duhet t'i dijë - Femra - Kosova Sot
Fshehtësitë e bukurisë me vlerë të artë, që secila femër duhet t

Fshehtësitë e bukurisë me vlerë të artë, që secila femër duhet t'i dijë

Si të shkëlqeni me vetëm disa lëvizje? Si ta parandaloni shkëlqimin e tepërt të yndyrë në lëkurë dhe si t'i mbani qerpikët gjithmonë të përsosur, janë pyetjet e secilës femër që për çdo ditë kanë ritualet e aplikimit të grimit. Disa fshehtësi që ndoshta i keni harruar ua lehtësojnë rutinën, trasmeton gazeta Kosova Sot

MOS PËRDORNI KORREKTORI SI BAZË PËR HIJE

Kështu nuk do të fitoni gjë, përpos disa shtresave të panevojshme që herëdokurdo do të shpërndahen në sy. Me siguri e keni të njohur atë ndjenjën kur kapaku i sipërm "shkrihet" derisa produkti grumbullohet përfundi. Ekziston bazë e duhur për hije, e quhet bazë dhe mund ta gjeni te shumë brende të kozmetikës. 

FURÇA JU NDIHMON TË ARRINI MBULIMIN E PËRSOSUR

Shumë femra janë adhurues të gishtërinjve të pastër. Me siguri se është zgjedhje më e mirë se sa sfungjeri dhe me ta mund të prekni këndet më delikate në fytyrë. Nëse dëshironi që teni të jetë përsosur, atëherë bazën e lëngshme aplikojeni me furçë. Zgjidhni disa nga dimensionet e vogla dhe me lehtësi aplikojeni pudrën e preferuar të lëngshme. 

PËRDORNI PUDËR NË GURË PSE PLUHUR PËR TË MBULUAR SIPËRFAQET E YNDYRSHME

Shumë femra kanë lëkurë të yndyrshme dhe pore të përhapura, e ato më së miri e dinë këtë problem. Por, e kanë edhe shumë femra së cilave zona T disa herë në fytyrë ju bëhet e yndyrshme. Këtu është një prodhim fantastik për nxirje, e kjo është pudra e ngurtë ose pluhur. Hapësirat kritike i kaloni me furçë dhe jeni të gatshëm për një moment.

ME TUSH PRECIZ PËR SY DERI TE LINJA E PËRSOSUR

Praktikë, praktikë, praktika është ajo që është lëvizje e përsosur me tush. Në gjendjen e lëngshme apo të ngurtë, apo në shishe të vogël, zgjedhja është juaja. Secili i ka përparësitë e veta dhe mangësitë, e juve ju mbetet të gjeni të preferuarin tuaj dhe të filloni të ushtroni.

HIJA LAPS, MËNYRA MË E THJESHTË DERI TE DUKJA "SMOKEY EYE"

Paletat e hijeve janë të shkëlqyeshme nëse keni kohë dhe grimoseni për dalje natën, por mund të përdorni edhe hijet me laps. Krejt çfarë duhet të bëni është të aplikoni ngjyrën në kapak dhe ta shpërndani me gishtërinj ose furçë. Në treg mund të gjeni zgjedhje të madhe të hijeve në laps. 

ME THARËS NGROHENI DREDHËSIN E QERPIKËVE

Sikur që flokut i falni stil duke e tharë me ajrin e nxehtë, kështu mund të bëni edhe për qerpikët tuaj. Qerpikët më gjatë do të jenë të kthyer, por mos e teproni me tharësin dhe temperaturën. 

KUJDESUNI PËR QERPIKËT ME SERUM

Serumet për rritje të qerpikëve nuk janë asnjë risi, por janë prodhim i lënë nga anash. Me përdorimin e serumit qerpikët përmirësohen, rezultatet i shihni pas dy javësh. Aplikohet në sasi të vogël, sikur kur aplikoni "eyeliner". 

OFRONI JETËGJATËSI BUZËKUQIT TUAJ

Në buzët me grim lehtë përdoreni leckën prej letre dhe kaloni me pudër pluhur sipër tyre. Vetëm mos harroni se më vështirë hiqet më pas dhe lë një shenjë të ngjyrës.

 

PËRZIENI PUDRËN E LËNGSHME ME NJË PIKË VAJI

Vetëm një pikë e vogël e vajit në pudrën e lëngshme do të krijojë dukej të mëndafshtë, paksa të lagur që është ideal për pranverë dhe verë. Provoni vaj argani apo kokosi

(Kosova Sot)

9 orë e 27 minuta më parë
15/12/18