Recetë shtëpiake për depilim me pastë të sheqerit

  • 14 March 2018 - 13:29
Recetë shtëpiake për depilim me pastë të sheqerit

Pasta e sheqerit për heqje të qimeve është e njohur për tashmë shumë vite. Kjo është mënyra e vetme natyrale që lehtë dhe në mënyrë efikase t’i hiqni qimet dhe ky trajtim mund të bëhet shumë lehtë në shtëpi. Me kombinimin unik të lëngut të limonit dhe bimëve, kjo metodë shkakton më pak dhimbje sesa depilomi me dyllë. Rezultat do të jenë këmbët e lëmuara, ndërsa nuk do të keni nevojë që të depiloheni deri në tri javë. Depilimi me pastë të sheqerit nuk e dëmton lëkurën, është i ftohtë dhe i përkryer për femra që kanë probleme me kapilarë të plasaritur ose me vena të zgjeruara. Kjo metodë nuk kërkon pajisje shtesë ose mjete për larje. Pastën e sheqerit thjesht mund ta shpëlani me ujë të ngrohtë. Depilimi mund të bëhet edhe në qime shumë të shkurta, nuk ka nevojë që të pritni që ato të rriten. Duhet pasur parasysh që kjo teknikë kërkon praktikë,transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

-1 filxhan me sheqer

-2 lugë me ujë

-2 lugë me lëng limoni

-1 lugë e vogël me kripë nga Himalaja

-Disa pika vaji eterik (për shembull të bajameve) 

Të gjithë përbërësit i përzini në një tenxhere. Më pas e ngrohni në pllakë shporeti dhe përzierjes ia shtoni sheqerin. E ngrohni deri në momentin kur sheqeri të jetë errësuar dhe ta ketë marrë ngjyrën e karameles. Kur në sipërfaqe të shihni flluska, përzierjen ngadalë e qitni në një enë.  Përzierja duhet të ftohet mirë, por të jetë ende fleksibile. Tani, në lëkurë të tharë e aplikoni pastën e sheqerit me madhësi të arrës dhe e tërhiqni ngadalë, por në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve. Lëkurën e depiluar e shpëlani me ujë të ngrohtë. 

(Kosova Sot)