Produktet të cilat me sukses e zëvendësojnë ‘hajlajterin’

  • 16 April 2018 - 09:43
Produktet të cilat me sukses e zëvendësojnë ‘hajlajterin’

Si të kurseni këtë verë

‘Hajlajteri’ mund ta ketë një çmim tepër të lartë. E kemi fjalën për ‘hajlajterin’ kualitativ. Ja si ta zëvendësoni atë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Shkëlqyesit dhe buzëkuqtë që nuk ngjiten

Asnjë femër nuk dëshiron që flokët t’i ngjiten për fytyre, prandaj nëse keni buzëkuq apo shkëlqyes buzësh që nuk janë të ngjitshëm, shfrytëzoni ata ashtu që i veni me të prekur në ato vende ku do ta vendosnit ‘hajlajterin’. Natyrisht, duhet kushtuar kujdes nuancave. Këto janë kryesisht nuanca shumë të ndritshme, të cilat kanë ngjyrë kajsie, trëndafili, apo perle. Po ashtu, balsami pa ngjyrë për buzë i jep një shkëlqim të mrekullueshëm fytyrës, gjë që e bëjnë edhe variantet e kadifenjta.

 

2. Hijet për sy

Do të befasoheshit sikur ta provonit hijen kozmetike të syve në mollëzat e faqeve. Në paletat e ngjyrave ka shumë ngjyra të cilat mund t’i përdorni si ‘hajlajter’ dhe ashtu fitoni një produkt 2 në 1.

Pra, të gjitha këto nuanca, të cilat përndryshe do t’i përdornit për freskimin e këndit të syve, do të jenë të përkryera edhe për pjesën tjetër të fytyrës. Hijet më të yndyrshme janë më efikase dhe duhet të vihen me gishta,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

3. Bojëkuqi

Nëse ju pëlqen grimi, atëherë me gjasë i keni disa bojëkuqë (‘blush’). Secili prej tyre që nuk është ‘mat’, respektivisht që ka ‘shimer’ në vetvete, jo vetëm që do t’i skuqë faqet, por fytyrës do t’ia japë edhe shkëlqimin e duhur. Meqë bojëkuqtë rëndom kanë ngjyrë specifike, nuk do të duhej t’i vendosnit në pjesën tjetër të fytyrës.

 

4. Vazelina apo vaji i kokosit

Këta dy përbërës janë vendosur së bashku, meqë kanë efekt të ngjashëm – edhe atë të mrekullueshëm! Me gjasë njërin prej këtyre produkteve do të duhej ta kishit në shtëpi, prandaj nëse e vendosni paksa në mollëza të faqeve, në kapakë të syve dhe në majë të hundës, atëherë ‘hajlajteri’ me siguri se nuk do t’ju duhet, sidomos gjatë verës, kur nuk vendosni grim!

(Kosova Sot)