Çfarë keni vërejtur së pari në këtë foto? përgjigjja zbulon të ardhmen tuaj

  • 12 July 2018 - 10:03
Çfarë keni vërejtur së pari në këtë foto? përgjigjja zbulon të ardhmen tuaj

Kjo fotografi e bukur e artistit Octavio Ocampo me siguri do t'ju hutojë… Në shikim të parë, me sytë diçka e çuditshme ndodh. Por kjo ndodh vetëm disa nga sekondat e parë, e më pas filloni t'i shikoni format e qarta, duke kaluar nga njëri te tjetri. Një fuqi si kjo është iluzion optik. Për ta "përfunduar" këtë test, thjesht shikoni këtë fotografi dhe zgjidhni atë që së pari e keni dalluar,raporton Gazeta Kosova Sot

LULET Lulet zakonisht simbolizojnë bukurinë dhe prosperitetin. Lulet dhurojnë lumturi dhe bukuri femërore. Lulëzimi i luleve flet për rritjen e sigurt shpirtërore dhe zhvillimin personal. Ju lëvizni në drejtimin e duhur dhe ju pret suksesi. Kjo mund të lidhet me punën, zanatin ose lidhje të re. Nuk ndaloni me atë që e keni arritur.

MASKA Maska mund të tregojë në atë që gjendeni në transformime personale. Ajo mund të simbolizojë aspekte të ndryshme të personalitetit. Ju mund të keni një maskë, që e përdorni në maskë; tjetrën për komunikimin me prindër; të tretën që është e dedikaur për miqtë. Mirëpo, kjo vetëm se krijon vështirësi, sepse maskat mund të hasin në konflikt të ndërmjetëm. Nën maskë njeriu mundet ta fshehë fytyrën e vërtetë, karakterin ose qëllimet. Ose, me maskë mund të definohet edhe personi që ka një fytyrë enigmatike. A ekziston dikush midis miqve tuaj që e fsheh fytyrën e vërtetë dhe të duket ndryshe se sa që është? A ndjeni ju se duhet ta fshihni realitetin tuaj?

GRUAJA Gruaja simbolizon intrigën. Nëse në foto vëreni fytyrën e një femrës së re e të bukur, kjo shpreh mundësitë tuaja të reja, lumturinë, kënaqësinë, pasurinë, suksesin. Gruaja me flokë të shprishur - rrezikun, e të sëmurit, shërim të vështirë.

GJETHET Gjethet janë simbol i rritjes dhe të arriturave, sidomos nëse është e gjelbër, e freskët dhe e lëngshme. Gjethet do të thonë lumturi dhe sukses në planin e punës dhe në dashuri, që lulëzon në forcë të fortë. Ju pret një jetë pa brenga, plot ndodhi të lumtura. Gjethet e gjelbra gjithmonë janë konsideruar si shenjë e mirë. Premton martesë të lumtur, e po ashtu edhe trashëgimi. 

(Kosova Sot)