HOLLOJENI FYTYRËN ME KËTO KËSHILLA TË THJESHTA TË GRIMIT!

  • 10 August 2018 - 12:35
HOLLOJENI FYTYRËN ME KËTO KËSHILLA TË THJESHTA TË GRIMIT!
Ndonëse të mësoheni për ta holluar fytyrën nëpërmjet grimit nuk është një gjë e lehtë, ajo është shumë e rëndësishme, sidomos për femrat që gjithmonë e kanë ëndërruar një gjë të tillë. E, për t'ju ndihmuar në këtë drejtim, më poshtë jua kemi sjellë shtatë këshilla, të cilat duhet t'i ndiqni 

1. MËSOHUNI TË BËNI KONTURIMIN! Pa asnjë dyshim, konturimi është triku më i fuqishëm i grimit, të cilin mund ta përdorni për ta holluar fytyrën. Për më tepër, konturimi është njëra nga gjërat më të vështira, megjithatë, mund të mësoheni, meqë ka shumë video e udhëzime për një gjë të tillë. Pjesa më e rëndësishme e fytyrës, që duhet kontururar, janë: anët e hundës, pjesa në mes ballit dhe veshëve, si dhe linja që ndan lëkurën me flokët. Njëra ndër të famshmet, që njihet për përdorimin e konturimit në rutinën e saj të bukurisë, është edhe Kim Kardashian.

2. MBUSHJA E VETULLAVE Është thënë, tash e një kohë të gjatë, që vetullat janë korniza e fytyrës dhe kjo gjë po që është e vërtetë. Megjithatë, vetullat shpeshherë neglizhohen, pasi që femrat nuk dinë se çka të bëjnë me to. Mbushja e vetullave i jep fytyrës më tepër kënde, e këndet po që janë miq të ngushtë të fytyrës së hollë.

3. PËRQENDROJENI HIJEZUESIN NË SKAJET E JASHTME TË SYVE! Hijezuesi i syve mund të aplikohet në atë mënyrë për të bërë që fytyra juaj të duket më e hollë. Ndonëse hijezuesi i syve duhet aplikuar në gjithë pjesën e kapakëve të syve, është e rëndësishme të përqendroheni në skajet e jashtme. E, për ta theksuar edhe më shumë këtë pjesë, rekomandohet përdorimi i hijezuesit me ngjyrë tjetër, nga ai i përdorur në pjesën më të madhe të kapakëve të syve.

4. MOS E NEGLIZHONI ASHTIN E VETULLAVE! Ashti i vetullave, nga shumë artistë të grimit, cilësohet si ashti magjik. Është shumë interesant se si kjo zonë kaq e vogël mund të ndikojë aq shumë në formën e fytyrës suaj. Merrni një hijezues të syve me ngjyrë të bardhë apo me ngjyrë kremi dhe aplikojeni nën pjesën e vetullave tuaja. Ky trik bën që sytë tuaj të duken më të mëdhenj, duke e holluar pjesën tjetër të fytyrës.

5. THEKSOJENI PJESËN E EPËRME TË MOLLËZAVE! Theksuesi është i mirë të përdoret edhe në pjesën e epërme të mollëzave të faqeve tuaja. Mënyra më e përshtatshme për ta përdorur produktin për theksim është të fillohet me një sasi të vogël. Theksuesi zakonisht jep efektin shkëlqyes dhe, ndonëse në sasi të vogël, zgjat shumë. E, nëse ndiheni që aplikimi i parë nuk ka qenë i mjaftueshëm, ju mund ta rrini dozën, ndërkohë.

6. ZGJIDHENI NJË BUZËKUQ NEUTRAL OSE NGJYRË BEZHE! Nëse dëshironi që fytyra juaj të duket më e hollë, atëherë fokusi duhet të jetë tek pjesa e syve. Nëse përqendroheni edhe në buzë edhe në sy, atëherë krijohet konkurrenca për vëmendje. Andaj, buzëkuqi neutral është i mrekullueshëm nëse jeni duke bërë përpjekje që ta krijoni iluzionin e fytyrës më të hollë.

7. SHPËRNDAJENI BRONZUESIN PËRGJATË LINJËS SË NOFULLAVE! Edhe bronzuesi është një produkt i përkryer, që ju ndihmon ta krijoni iluzionin e një fytyre më të hollë. Përveçqë mund të përdoret në mollëza, bronzuesi, për ta krijuar iluzionin e fytyrës më të hollë, mund të përdorët edhe në linjën e nofullës. Ky trik ju ndihmon që ta definoni më tepër atë zonë, duke krijuar një kënd në fytyrën tuaj. 

(Kosova Sot)