NGJYRAT E FLOKËVE QË PËRSHTATEN ME ÇDO TEN - Femra - Kosova Sot
NGJYRAT E FLOKËVE QË PËRSHTATEN ME ÇDO TEN

NGJYRAT E FLOKËVE QË PËRSHTATEN ME ÇDO TEN

NGJYRAT E FLOKËVE QË PËRSHTATEN ME ÇDO TEN

Dëshironi ta ndryshoni ngjyrën e flokut, por nuk jeni të sigurta se cila nuancë do t'ju shkonte më së miri tenit tuaj? Mos u brengosni, kemi përgatitur për ju 4 ngjyra që në mënyrë të përsosur i shkojnë tenit tuaj

Ngjyra e çokollatës

Kjo ngjyrë subtile, sidomos është e mirë për kalimin nga e zeza në tone më të ngrohta. Tenit tuaj i jep më shumë shkëlqim. Bëhet fjalë për nuancën e ngjyrës ezmere që nuk është as tepër e errët, as tepër e ndritshme

Tonet e arta 

Tonet e tilla më së shumti ju shkojnë gjatë verës, kur theksohet teni i errët dhe i japin efekt të artë lëkurës. Nëse jeni biondinë natyrale, provoni që ngjyrën tuaj ta freskoni me diçka që flokut i jep volum dhe shkëlqim. Fillesat me të artë ju shkojnë mirë atyre me tone të ngrohta, derisa personave të ndritshëm, shkëlqyeshëm ju shkojnë fillesat e trasha të arta

Nuanca ngjyrë mjalti 

Kjo ngjyrë pa kurrfarë gabimi ju shkon të gjitha toneve dhe ngjyrave. Marrë parasysh faktin se nuk është tepër e ftohtë, kjo nuancë konsiderohet ideale, variant neutrale. Është e mirë edhe si bazë për ngjyrën e flokut, por edhe si ngjyrë ideale e fillesave. Kjo ngjyrë për një nuancë është më e errët se e arta, prandaj është edhe më e pasur.

Nuanca bezhë

Edhe pse duket e mërzitshme, ngjyra e eshtrave të elefantit bie në kategorinë e ngjyrave bezhë që shkëlqyeshëm ju shkon shumicës së femrave. Shkëlqyeshëm qëndron si ngjyrë bazike. 

(Kosova Sot)

23 orë e 53 minuta më parë
12/12/18