5 modelet më popullore të xhemperëve dhe si t'i vishni ata

  • 06 December 2018 - 18:40
5 modelet më popullore të xhemperëve dhe si t'i vishni ata

Nuk ka asnjë pjesë e gardërobës që është më për dimër sesa xhemperët, dhe jemi të sigurt se as ju nuk mund ta imagjinoni dimrin pa ndonjë të tillë. Edhe në variantin shtëpiak e edhe kur dilni në shëtitje nëpër borë -xhemperi është gjithmonë i rehatshëm dhe zgjedhja e parë për kombinim. Në vijim ju sjellim modelet e xhemperëve që do të pushtojnë skenën e ftohtë të dimrit.

Image

XHEMPERËT ME RRIPA TË LEHTË Në ato ditët kur nuk është tepër ftohtë, dhe kur një xhemper i trashë e i leshtë është i tepërt, ju propozojmë të vishni ndonjë xhemper më të hollë, si modelet klasike për trupi, që janë midis bluzës dhe xhemperit. Varësisht nga dezeni mund t'i kombinoni në mënyra të ndryshme - me funde, pantallona, xhinse, si pjesë e stilit ditor dhe të mbrëmjes.

Image

XHEMPERËT "OVERSIZED" Ndoshta edhe modeli më i preferuar kur kjo veshje është në pyetje. Në mënyrë të përsosur shkon me stilin urban të modës dhe jep lirinë për ta kombinuar në mënyra të ndryshme. Edhe pse këta xhemperë janë të gjerë, shkëlqyeshëm do të duken edhe në modele të gjera me funde apo pantallona, por edhe me pantallona të ngushtë, sidomos me xhinse me bel të thellë. Xhemperët "ovesized" mund t'i vishni edhe me atlete dhe çizme, varësisht nga përzgjedhja e kombinimit për të cilin jeni përcaktuar.

Image

XHEMPER ME MËNGËT SHIK Nuk e dimë nëse i kenë vërejtur, por këtë sezon kur xhemperët janë në pyetje, sidomos bëhet theksimi në mëngë si detaj të modës. Mëngët e fryra janë nga pak retro, por në të njëjtën kohë edhe moderne, dhe mund të duken shumë interesante si pjesë e kombinimeve tuaja. 

Image

XHEMPERËT ME FYT Me xhemperët me fyt kemi të bëjmë me klasiken - vishen pikërisht kur bën ftohtë, dhe shpeshherë e zëvendësojnë shallin si pjesë e kombinimeve të modës. Shkojnë mirë me cilëndo pjesë të poshtme të gardërobës - me funde dhe pantallona dhe xhinse, e sidomos janë efektive kur zgjidhni në ngjyrat e ndezura, dhe i kombinoni me tone neutrale.

Image

RETRO XHEMPERË Dhe në fund, modelet e xhemperëve që na kujtojnë në xhemperët e gjysheve tona. Larat retro në formë të thurur, qofshin në fyerje xhemperë me fyt apo të zakonshëm, e këtë sezon janë nga trendët kryesorë. Edhe nëse zgjidhni ndonjë nuancë që lë gjurmë si ajo e kuqe apo rozë.

(Kosova Sot)