Brendi i modës me femra të plota lanson kampanjën kundër Victoria’s Secret

  • 07 December 2018 - 14:27
Brendi i modës me femra të plota lanson kampanjën kundër Victoria’s Secret

Victoria’s Secret Fashion Show mund të ketë ardhur e të ketë ikur, por shumica e njerëzve janë ende të habitur me ndodhitë e ngjarjes së këtij viti, si p.sh. me rastin ku njëri nga ekzekutivët kishte thënë se nuk mendon që brendi duhet të punësojë modele të plota ose transgjinore.

Por, tani një brend i modës me femra të plota ka lansuar kampanjën e vet ekskluzive, që është një version kundërshtues i ngjarjes së Victoria’s Secretdhe që e akuzon këtë të fundit për mungesë të diversitetit.

Navabi, që e ka emëruar veten si “lideri global në modën e femrave të plota”, ka krijuar mini-shfaqjen e vet të modës, duke punësuar vetëm femra të plota për ta luftuar atë që e përshkruan si qëndrim i dalë mode ngaVictoria’s Secret.

Këtë vit, zyrtari i marketingut të Victoria’s Secret, Ed Razek, kishte thënë se brendi ishte përpjekur në vitin 2000 ta bënte një version të veçantë që përfshin vetëm femra të plota, por se askush nuk kishte shfaqur interes dhe ende nuk shfaqin njerëzit interes.

Video-kampanja e kompanisë ‘Navabi’, e cila është postuar në rrjetin social Twitter, fillon duke e shfaqur në ekran thënien e Razekut , ndjekur pas nga një tekst që thotë: “…modelet tona kanë menduar se qëndrimi juaj ndaj diversitetit të trupit  është aq i kotë saqë është dukur si shaka… Kështu që, ato vendosën të argëtohen pak me ju”.

Filmi i shkurtë fillon me pesë modele, të cilat janë të veshura me të brendshme dhe krahë engjëjsh, duke pyetur njëkohësisht, “Hej Victoria, cili është sekreti juaj? Sekreti juaj është se nuk ua ndien për shumicën e femrave”.

Zyrtarët e kompanisë ‘Navabi’ thonë se duan që Victoria’s Secret më në fund të futet në shekullin e 21-të.

Përndryshe, vlen të ceket se kjo kampanjë është mirëpritur në rrjete sociale. 

 

(Kosova Sot)