Çantat e shpinës janë ‘IN’: Top 3 modelet që do të pushotjnë këtë sezon dimëror (Foto)

  • 12 December 2018 - 08:49
Çantat e shpinës janë ‘IN’: Top 3 modelet që do të pushotjnë këtë sezon dimëror (Foto)

Pos se do të luajnë rolin e një prej shtojcave kyçe të modës në kombinimet e përditshme, çanta njëkohësisht është detaj në të cilin duhet gjetur vend për të gjitha gjërat esenciale që plotësojnë përditshmërinë – nga telefoni mobil, portofoli dhe çelësat dhe disa nga produktet e preferuara të grimit. 

Tash e disa sezone, arritja e çantës ditore më praktike në fakt e hasim në çantat e shpinës. Edhe nëse ditët e shkollës janë larg prej nesh, çanta e shpinës është më shumë se e dëshiruar si një shtojcë e modës brenda secilit dollap. Me disenjatorët e njohur që prej para disa sezoneve kanë njohur atë bashkimin e pashmangshëm të karakterit praktik dhe dukjes efektive, disa modele të reja për çdo sezon mund t’i gjejmë në koleksionet e brendëve të njohur “high street”.

Sezoni dimëror çantën më praktike e ka bashkuar me trendët më të shtrenjtën mënyrë që të krijojnë modelet më sharmante të çantave të shpinës të cilave nuk mund t’ju bëni ballë.  Nga lëkura artificiale apo nga ajo origjinale, me strukturë mat apo me shkëlqim dhe me modele e paleta të të ndryshme të ngjyrave, i japin dujen e përsosur. Midis modeleve më të kërkuara janë theksuar detajet e brendit “Chloe”, “Lancel Lola” dhe “Chanel” që në vend të rripave klasik prej lëkure zbukurohen me zinxhirë të artë.

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)