Maskë natyrale për thonj të fortë dhe të gjatë

  • 13 December 2018 - 08:16
Maskë natyrale për thonj të fortë dhe të gjatë

Ju propozojmë t'i kushtoni vëmendje recetës që e forcon pllakën e thoit, zbut kutikulën, si dhe e përshpejton rritjen e thoit.

Ju nevojiten:

Pak vaj ulliri 1 thelb hudhër Lëng të freskët portokalli (ose limoni).

Udhëzimet:

Shtypeni thelbin e hudhrës dhe e përzieni me lëngun e portokallit, apo të limonit. Vendosni duart për dhjetë minuta në përzierjen e hudhrës dhe lëngut, e më pas në vaj ulliri edhe për 15 minuta. Nëse këtë procedurë e aplikoni së paku dy herë brenda javës, shumë shpejt do të befasoheni këndshëm. 

 

(Kosova Sot)