Top- kombinimet dimërore që kanë mbizotëruar në 'Instagram'

  • 14 December 2018 - 15:43
Top- kombinimet dimërore që kanë mbizotëruar në 'Instagram'

Edhe pse gjatë muajve të dimrit më me dëshirë do të qëndronim nën batanije sesa të dalim përjashta, por edhe kombinimet dimërore të modës mund të jenë frymëzuese. Sidomos nëse pyetni "Instagram"-in, që për një kohë të gjatë është udhëzuesi kryesor kur bëhet fjalë për trendët aktual të modës

Image

 

Siç e kemi përmendur më parë, palltoja me kuleç është top veshja e gardërobës këtë sezon, dhe atë në variantin kur gjatësia është deri në dysheme. Sidomos dallohen modelet retro me kopsa të dyfishta.

Image

 

Tash pak propozime të modës dhe frymëzime për ato që gjithmonë vendosin për feminitetin dhe romantikën në plan të parë. Propozimi numër një është palltoja e zezë klasike. Apo balon palltoja, me mëngët në formë të zileve, e sidomos është efektive kur e kombinoni me rripin e gjerë, i cili thekson më shumë figurën dhe belin tuaj. Dhe, natyrisht, mos të harrojmë - fundet e gjata me dezen retro, me lule, me ngjyra bazë, në kombinim me rrip që bie në sy si detaj mode. Me një fund si ky mund të vishni bluzë apo xhemper me fyt, çizmet tuaja të preferuara dhe të gatshme për të shkëlqyer.

Image

 

Tashmë kalojnë në modelet e pantallonave femërorë, që po ashtu janë në fazonin retro - dezenin me kuleç, me modele modeste, e sidomos si pjesë e veshjeve femërore, të cilat që nga pranvera po dominojnë në skenën e modës - kësaj radhe natyrisht në koleksionin dimëror, nga materiali me stof leshi.

Image

 

Dhe në fund, trendët dimëror të "Instagram"-it nuk kalojnë pa çizme të shkurta, dhe atë në ndonjë ngjyrë interesante, që mund t'i kombinoni me pantallona apo xhinse të grisura me bel të thellë. E, nëse jeni adhuruese e materialeve prej lëkure, plotësoni me një pallto apo mantel, nën to xhemperët e dimrit dhe të gatshme për të shkëlqyer.

Image

 

 

(Kosova Sot)