Kurkuma pastron fytyrën, heq aknet dhe përtërin

  • 15 December 2018 - 18:40
Kurkuma pastron fytyrën, heq aknet dhe përtërin

Dihet mirë se kjo bimë përbën erëzën e shëndetit, derisa është e dobishme për shëndetin. Përdorimi i pluhurit të artë në të verdhë është një nga mënyrat më të mira për të ekuilibruar shëndetin me trupin - derisa femrat indiane përdorin pomadë për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e gjeneratave është dëshmuar se kurkuma pastron, bonifikon, ekuilibron dhe shndrit tenin. Kurkuma është një erëz që parandalon edhe shumë sëmundje.

Vetitë e kurkumës i ka vërtetuar edhe hulumtimi i fundit indian, që më pas ishte publikuar në revistën shkencore "Journal of Ethnopharmacology", ku formula me përbërës kurkumën ka efekt të fortë antioksidues dhe mbron nga rrezet ultravjollcë dhe ndihmon në ekuilibrin e tenit.

Përgatiteni ilaçin tradicional, i cili pastron, qetëson dhe përtërinë të gjitha llojet e lëkurës. Përzieni 50 gramë kurkumë, 25 gramë miell nga leblebitë dhe 25 gramë badem të bluar. Masës së thatë mund t'i shtoni edhe 30 ml qumësht bademi dhe 20 ml ujë trëndafili.

Përzieni derisa të fitoni një pastë të trashë. Me këtë masë bëni masazh shpin, fytyrën dhe e lini të veprojë për rreth 20 minuta, e shpëlani me ujë. Për efekt edhe më të thellë mbulojeni me folie plastike. Kurkuma ndikon kundër inflamacioneve, zbut aknet, qetëson njollat hiper-pigmente dhe shenjat nga aknet, rregullon sekretimin e sebumit, e pastron thellë lëkurën dhe i jep shkëlqim të shëndetshëm. 

 

(Kosova Sot)