Këta janë trendët e modës që kudo do t'i hasni në vitin 2019

  • 16 December 2018 - 08:48
Këta janë trendët e modës që kudo do t'i hasni në vitin 2019
Image

Viti 2019 duket se do të jetë mjaft interesant, sepse trendët më popullorë të modës do të bien në sy. Ja se çfarë do të veshin të preferuarit tuaj vitin që po vjen.

Image

NJËRI KRAH JASHTË Stili me njërin krah përjashta ende është i fortë, por vetëm me njërin krah, sikurse nga pista e shfaqjes "Monse" këtu, me vetëm njërin krah jashtë është freskia e re dhe mënyra e re e fustaneve në vitin 2019.

Image

 

PALLTOT E TEJDUKSHME PREJ PLASTIKE Ky trend thotë "Mos lejoni që një ditë me shi t'ju ndalojë nga veshja juaj e mahnitshme, vishni pallto në të cilën do të shkëlqeni"! Modelja Kate Spade në pistën e Nju Jorkut ka demonstruar dukjen në stilin e ndritshëm pink, që nën të ekspozon ngjyrën e verdhë. 

Image

KOMBINIMI KUQ DHE PINK Disenjatorët përfundimisht janë dashuruar në këtë kombinim ngjyrash në pistë-hidhjani një sy këtij stilit të këndshëm nga shfaqja e "Christian Siriano".

Image

KULEÇTË Ky model katror me ngjyrat bardhezi, që ishte popullor gjatë viteve të tetëdhjeta, po përjeton një rikthim serioz në vitin 2019. Vetëm hidhjani një sy këtij stilit pa kraharor nga shfaqja e "Oscar de la Renta".

Image

TË POSHTMET E TEJDUKSHME Ju kujtohet ajo koha, në vitin 2010, kur të gjithë vishnin veshje të tejdukshme të thurura me grep? Kjo është ashtu, por gjithçka është e tejdukshme, të gjitha llojet e pantallonave të shkurtë, të gjitha llojet e fustaneve. Gjatë shfaqjes së "Laquan Smith", një modele na ofroi një pistë se si duken një palë pantallona të tejdukshëm. 

Image

PIKAT E LEOPARDIT Oh, natyrisht, detajet e kafshëve po kthehen në rrugën e madhe, por vetëm në ngjyrë të zezë dhe ngjyra të errëta. Po ashtu, janë të hatashme ngjyrat si e kuqe dhe vjollcë për vitin 2019. Këtu, Joan Smalls demonstron një diskonim të madh leopardi për shfaqjen e "Tom Ford". 

Image

DUKJA E KUQE E ZJARRTË Përgatituni të shihni me tonelata ngjyra si kjo në dyqane dhe 'online'. Shfaqjet e modeles Ashley Graham tregojnë absolutisht këtë teksa po ecte te shfaqja e "Prabal Gurung".

(Kosova Sot)