Tri maska natyrore të fytyrës kundër plakjes

  • 18 December 2018 - 18:37
Tri maska natyrore të fytyrës kundër plakjes

Në këtë rast do të përqendrohemi te lëkura e fytyrës nën sy. Pjesa e lëkurës nën sy dhe rreth syve është vendi i parë në fytyrë ku paraqiten rrudhat. Për këtë shkak, me kremrat kundër plakjes (anti-age) duhet filluar me kohë, sidomos rreth syve, meqë aty lëkura është më e ndjeshmja dhe më e holla. Në vijim ua sjellim propozimet për tri maska natyrore "anti-age" për kujdesin e lëkurës nën sy.

Image

MASKA NGA TË BARDHAT E VEZËVE

Kjo maskë do t'i zbutë rrudhat ekzistuese dhe do ta ngadalësojë paraqitjen e rrudhave të reja. Ajo që ka rëndësi te të bardhat e vezës, është se ajo përmban një përqindje të lartë të ujit, prandaj është ideale për hidratimin e kësaj pjese të lëkurës. Përpos kësaj, të bardhët e vezëve është i pasur me përbërës ushqyes të nevojshëm për lëkurë. Po ashtu, maska nga të bardhat e vezëve ka edhe efekt të tërheqjes, gjë që do t'i kontribuojë pamjes tuaj rinore. Në fillim duhet që ta pastroni me themel lëkurën e fytyrës, më pas ta tonifikoni atë, ta vendosni krimin hidratues në lëkurë, e më pas ta vendosni edhe maskën në pjesën nën sy. Ju nevojitet të bardhat vetëm të një veze, të cilin nuk duhet ta tundni, por me anë të shkopinjve për veshë, apo me shpatulla të drurit vendoset në pjesën e caktuar, sidomos aty ku janë rrudhat më të theksuara. Derisa e bëni këtë, duhet t'i mbani sytë mbyllur. Shtrihuni dhe lëreni maskën që të veprojë për 10 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. 

Image

MASKA ME PATATE

Edhe një maskë jo e rëndomtë, por efikase, kur flitet për përtëritjen e regjionit rreth syve. Kjo maskë është e mirë edhe për largimin e fryrjes nga kjo pjesë, e cila është e fryrë sidomos në mëngjes. Krejt çka na duhet është një patate e gërryer, që e vendosni në një copë pambuku dhe, në formë komprese, e vendosni mbi lëkurën nën sy. Përpos që largojnë rrudhat, patatet po ashtu e zbardh edhe lëkurën. 

Image

MASKA ME GJALPË DHE MJALTË

E dimë se mjalti dhe gjalpi përdoren me të madhe në industrinë kozmetike, për përgatitjen e preparateve të ndryshme. Me këtë maskë do ta hidratoni dukshëm pjesën rreth dhe nën syve. E përzieni një lugë të kafes mjaltë me po aq gjalpë të zbutur, duke i përzier mirë. Maskën e vendosni në një shtresë të konsiderueshme nën sy, pasi më parë e keni pastruar dhe tonifikuar lëkurën. 

 

(Kosova Sot)