Maskat natyrale për lëkurë të thatë

  • 10 January 2019 - 08:41
Maskat natyrale për lëkurë të thatë

Këto maska do ta ushqejnë lëkurën tuaj, do ta hidratojnë dhe do ta bëjnë më të butë dhe më elastike

Maskë me banane, mjaltë dhe sodë buke

Përzieni bananen e pjekur mirë, një lugë sodë të bukës dhe një lugë mjaltë. Mjalti i ofron lagështi lëkurës, bananet i ofrojnë vitamina e soda e bukës heq qelizat e vdekura. Përdorimi: E lini për 15 minuta dhe shpëlani me ujë të vakët.

Maskë me flluska, vaj kokosi 

Një lugë flluska të bluara mirë përzieni me një lugë vaj kokosi. Vaji i kokosit lëkurën e bën më të butë. Përdorimi: Aplikoni maskën dhe e lini të veprojë për 10 minuta.

Maskë me avokado, aloe vera dhe vaj ulliri

Pastroni gjysmë avokado, shtoni një lugë vaj ulliri dhe një lugë xhel nga aloe vera. Vaji i ullirit njihet për efektin se përtërin lëkurën, e aloe vera mundëson dezinfektimin dhe rigjallërimin. Përdorimi: Maskën me kujdes e aplikoni në fytyrë. Pas 15 minutash e pastroni.

(Kosova Sot)