Trajneri përgjegjës për trupin e Margot Robbie sjell këshillat bazë

  • 14 January 2019 - 20:55
Trajneri përgjegjës për trupin e Margot Robbie sjell këshillat bazë

David Higgins është përgjegjës për shumë trupa të hatashëm në Hollivud. Për "FEMAIL" ai ka zbuluar se si brenda tri javësh mund të keni një trup si nga yjet e Hollivudit.

Image

David thotë se ushtrimet, ushqimi dhe vetëkujdesi, janë komponent shumë të rëndësishëm. mMargot Robbie e ka quajtur legjendë; Nigella Lawson po ashtu e adhuron. Margot Robbie e quan legjendë përderisa Claudia Schiffer thotë se ai e ka bërë t'u rreket ushtrimeve.

Image

USHTRIMET

Sipas David, janë tri pjesë fundamentale për planin e një trupi Hollivudi: lëvizshmëria dhe përmirësimi postural, ushqimi dhe vetëkujdesi. 'Secili nga këto tipare ka rëndësi më shumë se tjetra' ka thënë ai për "FEMAIL". 'Ushtroni mençur, programi 21 ditësh "Body Reset" është program korrektues që do të mbyllet me hendekun midis asaj se sa aktualisht lëvizni dhe sa duhet të lëvizni. 'Ju nevojiten vetëm 21 minuta në ditë për ushtrime, por fizikisht ju vë në planin e duhur fizikisht' ka thënë ai. Përderisa mendoni se programi do të jetë me ushtrime të intensitetit të lartë, në vend të kësaj David inkurajon 'ushtrime me ndërgjegje' - si ngritja e këmbëve, shtrirja 'si mace'. 'Unë më shumë jam fokusuar në ato që mund të bëni se sa në ato që nuk mund të bëni'.

Image

USHQIMI

Kur bëhet fjalë për segmentin e ushqimit, David ka thënë se duhet të lejoni një qasje të pastër të dominojë në ushqimin tuaj dhe hiqni dorë nga alkooli për 21 dit. 'Po ashtu do të vëreni humbjen në peshë nëse provoni një agjërim të përhershëm', ka thënë ai. David aplikon planin "16:8", ku ai konsumon ushqim për tetë orë derisa agjëron pjesën tjetër të ditës. 'Jepni trupit tuaj pak pushim', thotë ai. 'Shpesh të ngrënit është shprehi që mund të kalojmë herë pas here. Në fakt nuk kemi nevojë të ushqehemi çdo disa orë'. David thotë se 'është mirë të filloni të largoni nga menyja gjithçka që ka të bëjë me bukën. Nuk e kam fjalën për bukën e shëndetshme, me fara'.

Image

 

KU TË FILLONI?

David rekomandon që programin ta filloni duke i vënë vetes një qëllim - qoftë ai të vraponi 10 kilometra apo të mos ndjeni asnjë dhimbje deri në një datë të caktuar dhe filloni nga aty. 'Nuk është një program për humbje në peshë', ka thënë ai. 'Por nëse ndiqni këtë plan për tri javë, së paku do të bini në peshë dhe do ta vëreni kur të vishni fustanin e preferuar. Jo vetëm kaq, por do të ndiheni më mirë, do të flini më mirë dhe do të keni më shumë energji se sa që keni pasur më parë'. David ka ushtruar shumë yje të njohura, duke filluar nga Nigella Lawson - të cilën e njeh që 15 vite - e deri te Margot Robbie. 'Nigella më ka prezantuar me Claudia Schiffer, të cilën kam filluar ta ushtroj shumë vite më parë' shpjegon ai. 'Krejt së voni, i kam ndihmuar edhe yllit Margot Robbie, që ta përgatis për rolin e saj në "Mary, Queen of Scots", por edhe e kam përgatitur për filmin "Tarzan". Ajo është e mahnitshme dhe ushtron shumë. Ajo është në një formë të hatashme'. Jo vetëm kaq, ai ka punuar edhe me shumë yje tjerë, përfshirë Samuel L. Jackson dhe Colin Firth

Image

VETËKUJDESI

'Pjesa finale - pjesa e vetëkujdesit - ju mëson si të adresoni ndonjë dhimbje që ndjeni për veten', ka thënë ai. 'Kapitulli im i fundit në librin - "The Forever Fix" - ju mëson gjëra që mund t'i bëni për veten tuaj, për t'i ndihmuar', thotë ai. Për shembull, nëse keni dhimbje në gjoks apo kraharor, mund t'i ndihmoni vetes tuaj. Gjithçka është mirë e cekur në libër. Më e mira që mund të bëni është që gjithmonë të jeni konsistent', ka thënë ai. 

(Kosova Sot)