Trendët e bukurisë që do të jenë krucialë këtë vit

  • 16 January 2019 - 18:33
Trendët e bukurisë që do të jenë krucialë këtë vit

Çfarë do të jetë në fokus këtë vit, e ka të bëjë me departamentin e bukurisë? "Pinterest", e po ashtu edhe "Google",me vite rresht sjellin parashikimet e tyre në lidhje me trendët që pasojnë. Në bazë të fushës së tyre për kërkim krijohet lista e koncepteve që përdoruesit më së shumti i kanë kërkuar, si dhe ato që më së shumti ishin shfaqur, duke nxjerrë një statistikë që me gjasë në mbarë planetit do të jetë shumë popullor.

Disa prej tyre edhe vetë i keni vizituar në këtë rrejt shoqëror në kërkim për inspirimin sepse dihet mirë fakti se "Pinterest" është baza e ideve të reja, jo vetëm kur bëhet fjalë për bukurinë dhe modën, por edhe për mbarë stilin e jetës. Ndryshimi i stilit të flokut në vitin e ri shpeshherë është numër një në listën e vendimeve për ndryshim, kështu që balluket e shkurta deri në gjysmë të ballit janë shumë popullore.

Risi tjetër është, përfundimisht do të përqafohet natyra dhe femrat ndalojnë me mbulimin e thinjave të tyre, për më shumë, Për të gjitha ato që nuk mund t'i bëjnë ballë ngjyrës së flokut, me gjasë duket që trendi i ngjyrave pastele mund të kthehet sepse kërkimi për nuancat vjollcë është rritur për 1.000 për qind Kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, popullaritet gjithnjë e më të madh arrin lajthia artificiale që tkurrë poret dhe përtërinë lëkurën, por pa e tharë atë. Lëkura e pastër dhe e freskët e fytyrës do të jetë një prej qëllimeve të para që do të dëshirojnë të arrijnë femrat në vitin 2019, kështu që mund të përcaktohen për pastrues të lëngshëm e të butë që heqin papastërtitë nga sipërfaqja e lëkurës, njëkohësisht nuk e dëmtojnë, e bëjnë më të butë dhe më të freskët. E në mënyrë që shkëlqimi shtesë të dallohet, shumica kërkojnë dhe përcaktohen për" glossy make up" për të theksuar përparësitë tuaja dhe dukjen e freskët.

Dukja "no make-up" shkëlqyeshëm shkon me buzët e theksuara, prandaj edhe është rritur kërkesa për buzëkuqin që lë gjurmë. Kur bëhet fjalë për qerpikët, përsëri kërkohet natyralja - për t'i bërë më të mëdhenj, më të trashë dhe më të errët me vajin e ricinit, vajin e farave të rrushit apo me aloe vera. Kur bëhet fjalë për thonjtë, kërkohet forma e bademit. E në mënyrë që manikyri në vitin 2019 të jetë krejt i përsosur, përdoren "dipping nails" - teknologjia me të cilën forcohen dhe zgjaten thonjtë natyralë.

 

(Kosova Sot)