Klasike dhe shkojnë me gjithçka: 4 ngjyra që këtë dimër të dukeni për mrekulli

  • 17 January 2019 - 08:31
Klasike dhe shkojnë me gjithçka: 4 ngjyra që këtë dimër të dukeni për mrekulli

A blini për çdo dimër nuanca të caktuara të veshjes? Ndoshta sipas instinkteve vishni ngjyrat dimërore, e nëse jo është koha që dollapin ta mbushni me këto ngjyra.

Bordo-Ngjyra e verës

Kjo ngjyrë garanton dukje luksi që gjithmonë është zgjedhje e mirë për rastet e përditshme gjatë dimrit, por edhe për festa. Kjo është ngjyra që njëkohësisht është e ngrohtë dhe dramatike, por edhe elegante dhe joshëse. Mund të themi se është një nga mbizotërueset e dimrit.

Ngjyra e hirtë

E hirta është vendosur midis "pa ngjyra" dhe asaj bardhezi, sidomos në dimër. Është neutrale dhe klasike, e nuancat e ndritshme do t'ju lumturojnë. Ngjyra e hirtë lehtë kombinohet me secilën pjesë ët gardërobës për sezonin e ftohtë dhe në përsosmëri plotëson paletën tuaj të ngjyrave.

Ngjyra  qokollates së zezë

Te veshjet me këtë ngjyrë, me rëndësi të gjeni nuancat sa më të errëta, e nëse edhe pjesa tjetër e kombinimit është në tone të ngjashme, do të fitoni një dukje të ekuilibruar dimërore. Kjo ngjyrë bukur dhe ngrohtë duket nëse kombinohet edhe me tonet e ndritshme si ajo karamele dhe kikirikë.

Ngjyrë mustardë

Këtë nuancë mund ta quajmë të guximshme. Është e shkëlqyeshme për freskimin e atmosferës së ngrysur që mbretëron jashtë gjatë muajve të dimrit. Edhe pse duket si zgjidhje e pazakonshme, kjo ngjyrë do ta transformojë secilën veshje dhe kombinim

(Kosova Sot)