Përgatiteni vetë maskën për flokë të bukur, qerpikë dhe vetulla

  • 19 January 2019 - 08:09
Përgatiteni vetë maskën për flokë të bukur, qerpikë dhe vetulla

Më së shumti kohë para pasqyrës kaloni duke rregulluar flokun, sepse, natyrisht, kur floku duket i përsosur edhe jeta është më e mirë. Por, flokut më së shumti i kushtoni vëmendje që të jetë e shëndetshme, me shkëlqim dhe me volum. Vaji i ricinit është një nga më të mirit që mund ta përdorni për kujdesin ndaj flokut, pasi që është i pasur me aminoacidet omega 9, që nxitin rritjen e flokut. Por, ky vaj përmban përbërës që kanë efekt të fortë antibakterial, kundër kërpudhave, që po ashtu kontribuon në rritjen e flokut, por edhe të vetullave dhe qerpikëve. Krahas kësaj, vaji i ricinit është i shkëlqyeshëm për zbutjen e njollave, sepse nxit krijimin e kolagjenit, e ushqen lëkurën duke e bërë më të butë, më elastike dhe më me shkëlqim. Ja receta për maskën e thjeshtë që bën mrekullinë për flokun, qerpikët dhe vetullat. Ju nevojiten pesë lugë të mëdha vaj ricini dhe pesë lugë me vaj kokosi ose bademi. I ngrohni në mënyrë që të mund të bashkohen, e më pas maskën aplikoni në flokë, nga rrënja drejt majave të flokut, në vetulla dhe qerpikë. Më së miri ta bëni në mbrëmje, para gjumit. Më pas flokun e mbështillni me peshqir, e lini të veprojë deri në mëngjes dhe e shpëlani me ujë të vakët. Nëse këtë maskë e aplikoni njëherë në javë, shpejt do t'i vëreni rezultatet.

(Kosova Sot)