Top trendët në ngjyrosjen e flokut që viti 2019 i ka marrë me vete

  • 19 January 2019 - 19:05
Top trendët në ngjyrosjen e flokut që viti 2019 i ka marrë me vete

Po, kjo është ajo periudha e kohës kur më shumë na intereson se çfarë ka marrë me vete Viti i Ri, si në planin personal, po ashtu edhe kur bëhet fjalë për trendin e bukurisë, që është temë e përhershme për gjininë e bukur. Përgjigjen në këtë pyetje, si dhe inspirimin se cila ngjyrë e flokut do të mund të jetë zgjedhja juaj e radhës nëse mendoni për ndryshim, ju pret në vazhdim

Image

E HIRTA

Ngjyra e flokut që dikur ishte në fokus përsëri është kthyer në skenë. Por nuk bëhet fjalë për të verdhën, por për nuancën e vërtetë të së hirtës që vërtet kujton në ngjyrën e hirit. Kështu që nëse keni menduar për një ndryshim drastik, kjo do të jetë një nga mënyrat. Kur ngjyrat e flokut janë në pyetje. Kjo ngjyrë ju shkon vetëm atyre me ton të ftohtë, që nuk kanë tone të ullinjta.

Image

TONET E BAKRIT DHE TË ARTA

Ky trend tingëllon shumë klasik, që edhe është, por kjo nuk do të thotë se është bajat. Përkundrazi, i përqafojmë ato ngjyra që freskojnë flokun. E kur bëhet fjalë për tonet e bakrit dhe ato të arta, atëherë këtë përparësi ia japim teknikës së ngjyrosjes që bazohet në salcë për flokë, këto nuanca do të janë zgjedhje fantastike për brune që dëshirojnë ta ndryshojnë tenin e tyre. 

Image

TONET E "SHPËLARA" PASTELE

Pëlqeni ngjyrat e ndezura dhe me shkëlqim? Atëherë për ju kemi një lajm me rëndësi - ato më nuk janë në trend. Në fakt, në fokus vijnë nuancat rozë pastele, që duket thuajse ngjyra rozë është zbehur apo shpëlarë, që nuk janë shumë agresive, por po ashtu nuk dallohen shumë dhe, edhe më tutje, janë zgjedhje e atyre që dëshirojnë një ndryshim. 

Image

GËSHTENJË E KAFTË

Edhe një klasike, që pëlqehet shumë! Me këtë ngjyrë të flokut luani në kartë të sigurt dhe është më e mira për gjininë e bukur që kanë flokun e errët dhe dëshirojnë t'i falin atraktivitet dhe shkëlqim. Në këtë rast, fillesat e gështenjta e bëjnë më së miri punën.

Image

NGJYRA E BARDHË - E VERDHË

E dimë se ekzistojnë edhe ato që nuk i qëndrojnë edhe aq besnike kësaj ngjyre dhe kjo vërtet u shkon hatashëm biondinave natyrale që vetëm për pak dëshirojnë ta theksojnë ngjyrën e tyre. 

Image

TEKNIKA E NGJYROSJES "NEGATIVE SPACE"

Dhe, krejt në fund sjellim deri te trendi i ri i ngjyrosjes së flokut - "negative space". Siç theksojnë stilistët, fokusi është në ngjyrën natyrale që i shtojnë theksimin e fillesave përreth fytyrës, duke ofruar edhe volum për flokun. 

 

(Kosova Sot)